"Shkolla "Hermann Gmeiner" është model i sfidës tonë për arsimin profesional. Kemi arritur në atë pikë kur njerëzit po shtyhen të çojnë fëmijët e tyre në shkollat tona profesionale, ndërkohë që deri dje kjo ishte e paimagjinueshme", theksoi sot ministri Veliaj gjatë përurimit të kësaj shkolle.
Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Thomas Schnöll dhe Drejtori i Përgjithshëm i "Vodafone Albania", Dietlof Mare.
Në fjalën e tij, ministri Veliaj tha se "koha kur shkollat profesionale frekuentoheshin vetëm nga nxënës me rezultate të dobta ka mbaruar dhe se këtë vit kërkesat për arsimin profesional janë rritur dukshëm".
"Shkolla austriake e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është vendi i duhur për ata të rinj që kanë sensin e garës, kanë talent dhe janë të motivuar. Mesatarja e nxënësve të pranuar këtë vit në këtë shkollë është mbi 8.5, çka tregon për cilësinë që ajo ofron", u shpreh Veliaj.
Ministri Veliaj nënvizoi se "lajmi më i mirë këtë vit ishte rritja e numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin profesional. Vjet në shkollat tona profesionale mbaruan studimet 3900 vetë, ndërkohë sivjet janë regjistruar rreth 6000 të rinj. Ky është lajm i mirë jo vetëm për shkollat profesionale, por edhe për faktin se statistikat, zyrat e punës dhe tregu i punës tregojnë se e ardhmja është drejt arsimit profesional".
Sipas tij, shkolla "Hermann Gmeiner" nuk i ka kushtuar asnjë qindarkë taksapaguesve shqiptarë.
"Për cinikët që pyesin se si mund të bëhen gjërat pa tendera, kjo është shqetësuese. Ne besojmë se detyra e qeverisë nuk është vetëm shpenzimi i parave të taksapaguesve, por edhe të mobilizojë burime në komunitet me ato kompani që kanë përgjegjshmëri sociale, që janë histori suksesi në Shqipëri dhe i japin diçka mbrapsht komunitetit, qoftë një shkollë apo një laborator", tha Veliaj.
Ai shprehu mirënjohjen e tij për qeverinë austriake dhe ndihmën që ajo dha për hapjen e shkollës së re, gjithashtu falënderoi Fshatin Sos për dhurimin e ambienteve të shkollës, si dhe kompaninë "Vodafone Albania", e cila financoi ngritjen e laboratorit modern të IT-së dhe pajiset e nevojshme për të hedhur në praktikë ato çka teoria ofron për nxënësit e shkollës.
"Ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj iniciative që synon të nxisë edukimin profesional të të rinjve. Kjo është në linjë edhe me përkushtimin tonë në promovimin e teknologjisë dhe inovacionit. Mbështetja jonë nuk do të përfundoj këtu pasi ne do të jemi gjithmonë përkrahës të nismave të ngjashme, por në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje edhe kompanive të tjera të bëhen pjesë dhe të japin kontributin e tyre në këtë fushë", u shpreh drejtori i Përgjithshëm i "Vodafone Albania", Mare.
Për herë të parë, bordet e shkollave profesionale në Shqipëri do të ketë si detyrë kryesore sigurimin e praktikës në 30% të kohës për çdo nxënës pranë një biznesi që merret me fushën ku jep mësim shkolla./ATSH/
/Shqiptarja.com