VJENË- “Duam të vazhdojmë bashkëpunimin e deritanishëm për ta shtrirë eksperiencën austriake të shkollave profesionale edhe në qytete të Shqipërisë”. Kështu ka thënë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në takimin që ka pasur në Austri me ministren e Arsimit, Artit dhe Kulturës së Austrisë, Gabriele Heinisch-Hosek.
Austria mbështet Shqipërinë në reformën e arsimit dhe formimit profesional dhe është e gatshme të japë ndihmën e saj në hapjen e shkollave të reja sipas modelit austriak.
Ministri Veliaj ka përmendur suksesin e shkollës profesionale austriake “Peter Mahringer” në Shkodër si model.
Ministrja Heinisch-Hosek shprehu interesin që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe me hapjen e shkollave të reja në qytete të tjera të Shqipërisë, duke u fokusuar veçanërisht tek shkollat profesionale të teknologjisë së informacionit. Ajo nënvizoi se “strategjia e MMSR-së për arsimin profesional është e shkëlqyer dhe se do ta mbështesë me projekte konkrete”.
Veliaj vuri në dukje angazhimin e qeverisë shqiptare për ta vendosur si prioritet të sajin reformën në arsimin professional. Ai e ftoi ministren Heinisch-Hosek për një vizitë në Shqipëri, për t’u njohur më nga afër me sistemin e arsimit dhe formimit profesional.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com