Veliaj: Shpërblimi i pensionistëve, krenar për qeverinë socialiste! Gjelat e Baldushkut janë më të mirët në Shqipëri (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës të blejnë gjelin e detit për fundvit nga Baldushku, ku edhe ka qene ditën e sotme. Ai është shprehu se nëpërmjet blerjes së gjelit nuk blen vetëm drekën apo darkën e fundvitit por edhe kontribuon për të ardhmen e çunave dhe gocave të Baldushkut.

“Me blerjen e një gjeli deti, nuk blen vetëm drekën apo darkën e fundvitit, por kontribuon për të ardhmen e çunave dhe gocave të shkëlqyer të Baldushkut. Ua them të gjithëve - blini gjelat e Baldushkut - jo vetëm sepse janë më të mirët në Shqipëri, por është mënyra më e sinqertë për t’u treguar solidarë me familje që punojnë shumë dhe që kanë vuajtur shumë nga ky vit i vështirë. Blini gjelat e Baldushkut si mënyrë shumë e mirë për të mbajtur paratë në ekonominë e vendit”, tha Veliaj.  

Kryebashkiaku është shprehur krenar për vendimin e qeverisë të shpërblente pensionistët me 50 mijë lekë për festat.

“Jam krenar për qeverinë socialiste, e cila i dhuroi çdo pensionisti 50 mijë lekë për festat. Është mënyra më e mirë për të pasuruar tavolinën ku mblidhemi me miqtë dhe familjen”, deklaroj Veliaj.

“Kushdo që ka pak mundësi, që njeh një pensionist të vetmuar apo një familje fqinje në nevojë, mund ta ndihmojë”, ka thënë ai në fund, duke përcjell një frymë solidare.

Agjencia për Administrimin e Tregjeve e Bashkisë së Tiranës po kryen monitorimin e vazhdueshëm të tregjeve. Këtë vit ka një rritje të konsiderueshme edhe nga ana e fermerëve në numrin e krerëve të matrikulluar të gjelave të detit dhe rritjen e tyre.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • yldoni: 25/12/2020 00:18

    SI ai gjeli do perfundosh dhe ti erion,,,po vazhdove betonizimin e tiranes,,,,mos u perpiq ti hedhesh hi syve popullit te tiranes me propagande, mbi masakren qe po i ben tiranes,,,po i merr frymen qytetetareve te tiranes ,,,me ajrin e ndotur qe thithin perdite,,,asnje lulishte nuk nderton ,,ne vend te tyre ben pallate,,te rente corona ne koke per se dyti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy