Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi sot çelësat e shtëpive 177 familjeve në nevojë, të cilat rreth dy javë më parë përfituan nga vendimi i Këshillit Bashkiak për një banesë sociale në Shkozë.
Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre banesave, kryebashkiaku Veliaj theksoi se në prag të mbushjes së vitit të parë në detyrë, ky është një tjetër premtim i mbajtur.
Duke vlerësuar faktin se prej këtij vendimi përfitojnë familjet më nevojtare të qytetit, Veliaj theksoi se
“Më vjen mirë që këtij komuniteti dhe kësaj lagjeje do t’i bashkohen edhe 177 familje të tjera. Familje jashtëzakonisht nevojtare, ish të përndjekur dhe të persekutuar, që nuk kanë parë një ditë të bardhë, por sot ka ardhur dita që të marrin edhe ata banesat e tyre”.Ai shtoi se brenda një viti u bë e mundur që t’i jepej fund një problemi që ishte kthyer në një stres më vete për të gjitha këto familje, të cilat për vite të tëra endeshin zyrave të institucioneve shtetërore pa zgjidhur punë.
Ai kërkoi nga banorët e rinj të kësaj lagje që t’i mirëmbajnë banesat e reja, në mënyrë që ajo të kthehet në një nga lagjet model të Tiranës për mënyrën e menaxhimit dhe pastrimit.
Kryetari i Bashkisë bëri të ditur se puna për të lehtësuar çështjen e strehimit në kryeqytet nuk mbaron këtu, pasi së shpejti në këtë zonë do të nisë edhe ndërtimi i banesave të tjera sociale.
“Kjo është arsyeja pse duke filluar nga muaji tjetër në zonën ku banon komuniteti rom, do të fillojmë shumë shpejt ndërtimin e shtëpive të reja për komunitetin që jeton aty”, tha VeliajRedaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.3%
-
Trump
50%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6588
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim
4 Nëntor, 22:49
-
Benet Beci reagon me ironi pas raportimeve se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës
4 Nëntor, 22:40
-
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
4 Nëntor, 22:31
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)
4 Nëntor, 21:28
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
4 Nëntor, 20:15
-
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë
4 Nëntor, 20:14