Veliaj shtron drekë Krishtlindjesh 
në Kombinat me të moshuarit 

Veliaj shtron drekë Krishtlindjesh <br />në Kombinat me të moshuarit 
Të gjithë ata të moshuar të cilët nuk kishin mundësi ekonomike për një vakt të ngrohtë, patën mundësi që drekën e Krishtlindjeve ta merrnin në Qendrën e të Moshuarve në Kombinat.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe anëtarë të stafit të tij, kanë zgjedhur këtë qendër sociale për të marrë pjesë në drekën që u shpërndahet të moshuarve, personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që vijnë nga kategori sociale në nevojë.

Ai deklaroi se kjo mencë sociale e Bashkisë se Tiranws është në shërbim të komunitetit dhe nuk ka ditë më të bukur se sa t’ia fillonim kësaj pune në ditën e Krishtlindjes.

Ju uroj të gjithëve, Gëzuar nga zemra, ju falenderoj shumë për gjithë kontributin. Kjo është një mënyrë se si ne tregojmë që nuk harrojmë atë që ju keni bërë për Tiranën, për Shqipërinë. Gjerat nuk janë të ndërtuara rastësisht, ne nuk kemi ardhur këtu nga hiçi, të gjithë kanë kontribuar në rininë e tyre, që ne të kishim këtë shtet dhe këtë qytet që kemi sot”, tha Veliaj.

veliaj

Ai shprehu besimin se ku ka vullnet ka një rrugëzgjidhje.

Ndaj është minimumi i mundshëm që në këto ditë ne ju kthejmë mbrapsht, me falënderim, mirënjohje, përulësi, nderim këtë vakt dhe të tjera gjatë gjithë vitit në vazhdim dhe gjatë gjithë mandatit tonë, për t’u siguruar që në një qytet si Tirana, askush nuk e mbyll ditën pa një vakt të ngrohtë!”, deklaroi Veliaj.

Më herët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zhvilloi vizita në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale, dhe Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë - Durrës. Pas vizitës në Kishën Ortodokse Autoqefale, kryebashkiaku Veliaj, tha se kjo është një ditë e bekuar, për t’u uruar të gjithë shqiptarëve, qytetarëve të Tiranës, atyre që janë të krishterë, atyre që janë ortodoksë, katolikë, protestantë, “Gëzuar Krishtlindjet”.

Besoj se është një festë për të gjithë, edhe për ata që kanë besime të tjera apo ata që ndoshta nuk kanë një besim zyrtar në Zot, sepse është një moment për të reflektuar, mbi historinë e Krishtlindjes që është historia e një lindje modeste, të një personi të panjohur që ndryshoi botën”, tha Veliaj. 

Sipas tij, Tirana ka plot heronj të panjohur që kanë mundësi të ndryshojnë botën nëse secili prej nesh vendos që frymën e Krishtlindjes ta përkthejë në një frymë solidariteti.

Bashkia e Tiranës gjatë gjithë këtyre ditëve do të organizojë dreka, vaktet e festave, por unë besoj se secili prej nesh, më mirë se sa të jetë cinik, skeptik apo kritikues i gjërave që nuk shkojnë, mund të bëjë minimumin e vet. Secili mund të ftojë një fqinj, një të afërm që nuk i ka mundësitë dhe të kalojë me ta me dashuri mundësitë që ofrojnë festat e fundvitit”, u shpreh Veliaj. 

veliaj


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)