Veliaj: Si mund të votosh për ata që na hodhën në erë? Asnjë demokrat i Vorës nuk pranoi të përfaqësojë ata që shkaktuan Gërdecin

Demokratëve në Vorë u vjen turp të përfaqësohen nga shkaktarët e Gërdecit dhe të identifikohen me ata që financohen nga shkaktarët e luftës në Ukrainë. Kështu u shpreh Erion Veliaj gjatë takimit me socialistët e Vorës, ku ftoi këdo që të votojë kandidatin Blerim Shera për një tjetër mandat në krye të kësaj bashkie.

“Para se të vija këtu, një nga miqtë që përqafova ishte Geraldo Durda, i cili humbi vëllain e tij të vogël në Gërdec. Partia që organizoi Gërdecin me djalin e Saliut dhe baxhanakun e Saliut e ka të pamundur sot të gjejë një kandidat nga Vora, se çdo demokrati i vjen turp të identifikohet me Gërdecin, i vjen turp të identifikohet me Monikën dhe Ilirin, i vjen turp të identifikohet me Rusinë. Por mos e humbni shpresën, është nder dhe privilegj të identifikoheni me Blerim Sherën dhe Partinë Socialiste. Ky është opsion më i mirë se sa të sëkëlldisesh me turp edhe me kokën ulur. Si mund të votosh për ata që na hodhën në erë! Si mund të votohet një forcë politike që vetëm bastis, vetëm tradhton dhe vetëm shkel në besë. Si mund të votohet dhe duhet t’i thuhet demokratëve, një forcë që financohet nga rusët. Si mund të votohen njerëz që Vorën e shohin vetëm si tranzit ku shkojnë rrugës për në Lalëz,” u shpreh Veliaj.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj është ndalur ditën e sotme në Vorë, për prezantimin e kandidatëve për Këshillin Bashkiak. Veliaj kërkoi nga qytetarët e Vorës të japin votën për Blerim Sherën, për të vijuar punën dhe projektet transformuese për qytetin.

“Jam shumë krenar për punën që ka bërë Blerimi dhe skuadra e Këshillit Bashkiak. Dikush mund të mendojë se ishte një mandat i lehtë, se ne kishim shumicën, por u përballëm me sfida që askush nuk i mendonte – si tërmeti, pandemia, një luftë që do shkaktonte inflacion në Europë, - por, sot Vora është ngritur më e fortë, më e bashkuar edhe më e vendosur për të ecur përpara, jo për të shkuar mbrapa. Sot më vjen mirë që në Vorë, në Bërxullë dhe në Prezë, Blerimi dhe administrata jonë nuk i ndan njerëzit në të nënës dhe të njerkës, nuk i ndan njerëzit në vendalinj dhe të ardhur, nuk i ndan njerëzit në të majtë dhe të djathtë, i ka shërbyer të gjithëve njësoj dhe me dinjitet, me cilësi dhe me respekt. Bravo ju qoftë! Kjo është arsyeja pse Edi Rama dhe Partia Socialiste vendosi të rikandidojë Blerim Sherën,” deklaroi Veliaj.

Ai tha se edhe demokratët nuk kanë arsye të votojnë një kukull që Sali Berisha dhe Ilir Meta ua solli nga Tirana.

“Të mos gjesh dot një kandidat nga Vora, por ta sjellësh kukullën nga Tirana? Mjeshtrat e kukullës janë Iliri me Saliun.

Vendosin një buratin këtu, atje në Rrogozhinë nuk gjenin kandidat, e kanë çuar nga Kavaja..., kandidatë që u vjen zor që të dalin me liderët e tyre. Edhe kur dalin me Monikën, e nxjerrin foto vetëm me kurriz, se vetë demokratët nuk e kuptojnë pse duhet të votojnë në Vorë një kukull që vjen nga Tirana dhe pse duhet të votojnë në këshillat bashkiak dordolecët e Ilir Metës. Çfarë turpi! Kush është ai i djathtë, me parime flas, me filozofi e me bindje, që beson tek ajo rrymë, e që sot detyrohet të shkojë si cjapi tek kasapi. Të shkosh të votosh listën e Ilir Metës në Vorë, Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë e Kamëz është të shkosh si cjapi tek kasapi. Të shkosh buzagaz tek ‘thertorja’ e Monikës dhe Ilirit, ‘thertore’ që financohet me lekët e rusëve,” deklaroi Veliaj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 02/04/2023 17:57

    Mos i keqperdor viktimat e juaja o hajn o tradhtar shqipfolës, ti nuk je gjakë shqiptari o Veliçkoviç

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje