TIRANË – Më 3 maj në Tiranë do të mblidhet forumi botëror i ideve novatore TEDx, mbështetur nga Ministria e Mirëqënies Sociale. Tashmë, ky forum njerëzish mendjehapur do të do të mblidhet në Tiranë me një temë – bosht: “E bekuara e panjohur” dhe një sërë lektorësh do të japin ide dhe do të ndajnë me njeri tjetrin, përvojat e tyre. Bie në sy fakti që ndër të parët lektorë është bashkëshortja e ish-Kryeministrit Berisha, znj.Liri Berisha.
 
Në këtë forum ka folur edhe Kryeministri Rama, dy vjet më parë, në Selanik të Greqisë, kur ai ishte kryetar i PS-së në opozitë. Rama rrëfeu sesi kombinoi detyrën e tij si kryebashkiak i Tiranës me shpirtin e artistit, ç’ka çoi në rifreskimin e ngjyrave të kryeqytetit shqiptar dhe rilindjen e tij. Bisedën e lirë, Rama e titulloi “Kurajua për të krijuar”.

lektore
(Në foto: Lektorët e aktivitetit që do mbahet në Tiranë)

Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)