Veliaj starton nismën
“Shqipëria dhuron”

Veliaj starton nismën<br />“Shqipëria dhuron”
TIRANE- Në buxhetin Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për  fëmijët në nevojë, gjatë vitit  2014, 196 mijë fëmijë në të gjithë vendin do të marrin këtë ndihmë.  16.8 milionë lekë është buxheti për këto familje. Që një familje të përfitojë ndihmë ekonomike për fëmijën e tyre duhet të jetë bindëse që kjo ndihmë do të shkojë për arsimin e detyruar dhe vaksiminimin e fëmijës. Në rast se konstatohet e kundërta, nuk do ta përfitojë atë. Në 2014, do synohet që fëmijët e braktisur të shkojnë në familjet kujdestare. Këto familje do të marrin një ndihmë për të hequr pjesën më të madhe të këtyre shpenzimeve.  Fëmijët e braktisur, të cilët jetojnë në qëndrat apo në shtëpitë e fëmijëve nuk do te largohen më nga ky vend në moshën 16 vjeç, por në moshën 18 vjeç, ku të paktën të ketë mbaruar arsimin e mesëm.

Nisma “Shqipëria dhuron”
Në kuadër të nismës “Shqipëria dhuron” Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, do të dhurojë sot  pagën e tij mujore në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë.  Kjo nismë është ndërmarrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe synon t’u vijë në ndihmë personave në nevojë që të gjithë të kenë mundësin të festojnë festat e fundvitit. Në faqen zyrtare të kësaj Ministrie, Veliaj shkruan “Kaluam krizën me ndihmën ekonomike, por kemi ende shumë për të bërë. Bëji festat e bukura për dikë në nevojë - dhuro pak kohë ose ndihma konkrete, vetë ose nëpërmjet Shërbimit Social në Ministrinë e Mirëqenies”.

Për të shpalosur këtë nismë  Veliaj ka vizituar ditën e djeshme Qendrën e Zhvillimit Mendor në qytetin e Durrësit. Nga kjo qendër Veliaj ka apeluar për më shumë solidaritet dhe ka bërë thirrje që gjithkush të dhurojë gjithçka që mundet për të ndihmuar më të varfrit. Në kuadër të nismës “ Shqipëria dhuron” Ministri Veliaj dhe Banka Botërore kanë dhuruar pako me ndihma për 37 fëmijët e qendrës , ndërkohë që BB siguroi edhe ngrohjen e qendrës për tre muaj. Nga Qendra e Zhvillimit Mendor në Durrës Veliaj bëri të ditur se do të jetë sot në shtëpinë e të moshuarve ku dhe do të dhurojë rrogën e tij mujore. Ministria e Mirqenies ka shprehur gatishmërinë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në të gjithë vendin me anë të ndihmave të ofruara nga personat që dëshirojnë të kountribuojnë si dhe nga Ministria e cila këto persona në nevojë duket se i ka një ndër pikat më të rëndësishme.
 
Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)