Veliaj takim me strukturat e PS
Ironizon çadrën e PD: Ngeli bosh!

Veliaj takim me strukturat e PS<br />Ironizon çadrën e PD: Ngeli bosh!
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së PS, dhe zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, vijuan dje pasdite takimet me strukturat e PS në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Gjatë takimit me strukturat në Njësinë nr. 1 në Tiranë, Veliaj theksoi se ndryshe nga qeverisja e së djathtës, investimet për përmirësimin e infrastrukturës dhe të jetës së qytetarëve janë rritur ndjeshëm.
 
“Unë besoj se kemi bërë mjaftueshëm investime këtu, por kemi vetëm një vit e gjysmë dhe në kaq kohë bëmë shume çerdhe, kopshte, shkolla, bëmë rrugën “Ali Demi”, rrugën “Ali Shefqeti”, u zgjat linja e autobusit”, tha Veliaj.
 
Ai shprehu bindjen se me investimet konkrete dhe të prekshme për këdo, ndryshimet do të vijojnë edhe për vitet e ardhshme. “Me gjithe keto investime konkrete e të prekshme, besoj se mund t’i shikojmë njerëzit në sy”, tha ai.
 
Kryebashkiaku theksoi se gjatë këtyre dy viteve janë bërë një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme në Njësinë nr. 1, e cila ka filluar të transformohet.
 
Kreu i bashkisë theksoi se këto ndryshime kanë konsistuar jo vetëm në shtrim rrugësh dhe rehabilitim blloqe pallatesh, por në të njëjtën kohë një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe çerdheve, kopshteve dhe shkollave.
 
“Kemi rrjet të ri në zonën e Shkozës. Banorët thoshin që s’kemi pasur ujë, tani kanë ujë. A është 24 orë? Jo, por po të kishim punuar këto 20 vjet siç kemi punuar këto vite do e kishim 24 orë ujin. Kemi bërë rikonstruksion trotuarësh, shtrim të rrugëve.
 
Fillimisht kemi bërë aksin kryesor që ka qenë i gjithi si shtrat lumi. Kemi rrugën “Disha”, Thoma Nasi, piketimi dhe instalimi i sistemit të ngrohjes së shkollës “1 maji”, kopshtin 24 të rrugës “Kongresi Lushnjes”, kopshtin 56, çerdhjen 14 te Myslym Lela, çerdhja 50, çerdhja e Shkozës, kopshti “Ylberi” po në shkozë”, tha Veliaj.
 
Në fjalën e tij, Veliaj ironizoi edhe vijimin e protestës së opozitës në Bulevard, ndërkohë që kryetari i saj nuk ndodheJ në Shqipëri. “Udhëheqësi në Amerikë, udhëheqësi shpirtëror në shpi, edhe çadra ngeli bosh sot. Kjo ishte dita e tyre më e mirë. Imagjino si do ishte dita e tyre më e keqe”, tha Veliaj.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik