Veliaj takon kryebashkiakun e Lundit në Suedi, Sandberg: Jam i impresionuar nga puna në Tiranë, ka ndryshuar shumë 

Tirana dhe Bashkia e Lundit në Suedi do të nisin një marrëdhënie të re bashkëpunimi në fushën e teknologjisë së inovacionit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim homologun suedez, Philip Sandberg, të cilit në shenjë mikpritjeje i dhuroi Kullën e Sahatit.

Kryebashkiaku Philip Sandberg u shpreh i impresinuar nga transformimi i thellë që ka pësuar Tirana që nga vizita e tij e parë. “Jam shumë i lumtur që takoj kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe të shoh ndryshimet e bëra këtu. Kur isha në Tiranë për herë të fundit kishte shumë trafik, sheshi ishte një rreth rrotullim i madh. Tani shoh që plani për qytetin është i bazuar më së shumti te njerëzit, te pemët, te rrugët periferike, ashtu si në Suedi. Edhe ne atje kemi punuar shumë fort për të bërë një planifikim për qytetin që fokusohet te njerëzit, jo te makinat. Jam shumë i impresionuar nga kjo punë, shpresoj që të vazhdojë dhe ta bëjë një qytet miqësor për vizitorët dhe të huajt që vizitojnë Tiranën. Është kënaqësi të shoh që ka pasur kaq shumë ndryshime”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj tha se një ide konkrete e bashkëpunimit mes dy qyteteve do të jetë projekti i Piramidës, e cila do të kthehet në qendrën më të madhe të inovacionit në rajon. “Qyteti i Lundit është shembull në Europë për mënyrën se si funksionon nga ana e urbanistikës, por edhe për gjithë inovacionin e inkurajuar vitet e fundit. Është një nga qytetet më progresive sot në Europë. Për ata që s’e dinë, Lundi është qyteti ku është shpikur bluetooth-i, qyteti që ka shpikur ‘face recognition’, pra shumë prej kërkimeve shkencore të teknologjisë janë bërë në Lund. Ndaj besoj se një ide konkrete ku mund të punojmë me kryetarin e bashkisë është projekti ynë i Piramidës”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se ashtu si Suedia është një nga vendet më të përparuara këtë fushë, edhe fëmijët e Tiranës do të kenë mundësi që të mësojnë programim dhe robotikë. “Ne mund të mësojmë se si Suedia është një nga vendet më të përparuara në fushën e teknologjisë, se fëmijëve u mësohet gjuha e kompjuterit që në moshën 5-6 vjeç, njësoj siç iu mësohet gjuha suedeze. Besoj se për fëmijët shqiptarë ky është një shembull fantastik. Siç mësojmë gjuhën shqipe, duhet të mësojmë edhe gjuhën e dizajnit, programimit, mekatronikës, robotikës, apo të inteligjencës artificiale”, shtoi ai

Në shenjë të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy qyteteve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Lundit, Philip Sandberg, mbollën edhe një pemë në Parkun Europa.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja