Kryetari i Bashksie se Tiranes Erjon Veliaj ishte i pranishëm ne shkollën “26 Nëntori” , ku ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të marrë fund problemi i shkollave me dy turne. Ai theksoi se kjo problematike vjen si pasoje e shumëfishimit te popullsisë se Tiranes ne proporcion të zhdrejte me institucionet arsimore. Por me politikat e donacioneve dhe pagimit me këste nga Bashkia do te vijojë ndërtimi i 20 shkollave te reja duke zgjidhur përfundimisht problemin e shkollave me turne.

"Besoj qe pas vitit tjetër nuk do të kemi asnjë gjimnaz me dy turne. Është 5-fishuar popullsia por nuk është 5-fishuar infrastruktura arsimore. Do të fillojmë këtë vit me ndërtimin e 20 shkollave", ka thënë Veliaj.

Pas këtij aktiviteti kryebashkiaku Veliaj foli edhe për rikonstruksionin e Sheshit Skënderbej ku do të ndërtohet edhe një shesh nëntokësor. Sipas Veliajt ky parkim do të jetë gati për disa muaj.

"Në pjesën midis Muzeut Kombëtar dhe Bankës së Shqipërisë, ai territor nuk ka shatërvanë pra nuk ka vaska nëntokësore dhe menduam se përderisa hapet gjithë sheshi për punimet brenda tij për një kohë prej 6-7 muajsh mund të ndërtojmë një parking nëntokësor që do jetë pronë e Bashkisë së Tiranës", është shprehur Veliaj.

Parkimi që pritet të ndërtohet në zonën e muzeut do të jetë një parkim multifunksional, që veç parkimit do të shërbejë edhe si treg e qendër multifunksionale.

veliaj

veliaj

veliaj


Redaksia online
Al.N/Shqiptraja.com