TIRANË - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj prezantoi sot arritjen e marrëveshjes në Këshillin e Ministrave me Kanadanë për njohjen e pensioneve. Gjithashtu Veliaj përpos marrëveshjeve të arritura me disa vendeve të BE për BE vlerësoi edhe përfundimin e negociatave me Gjermaninë dhe Austrinë e hapja e dialogut me Italinë.
Sipas Veliajt, nga marrëveshja me Kanadanë përfitojnë 20.000 shqiptarë që jetojnë atje. Risia në këtë marrëveshje sqaron ministri nuk është vetëm përfitimi për vitet e punëve në këtë shtet, por do t’u njihen edhe vitet e punës nëse ata kanë punuar më parë në shtetet të tjera që kanë marrëveshje me Kanadanë.
"2 vjet me raunde negociatash për përfitimet e pensioneve për 20 mijë shqiptarë. Më vjen mirë që në këtë mbledhje të fundit timen si anëtar i Këshillit të Ministrave të japim një lajm të mirë për 20 mijë shqiptarët që jetojnë në Kanada. Sot arrijmë marrëveshjen me Kanadanë. Me Gjermaninë ka përfunduar si negociate. Në raundin e fundit me Austrinë.. Më vjen mirë që kemi hapur negociata me Italinë. Marrëveshja ndihmon 20.000 shqiptarë që jetojnë në Kanadanë, por ndihmohen edhe nëse kanë jetuar në vende të tjera më parë. Në Fushën e pensioneve dhe marrëveshjeve, kemi pasur një rekord nga çdo qeveri."- tha ministri Veliaj.
Për ministrin Veliaj, sfidë për ministrin e ardhshëm do të mbetet hapja e negociatave me Greqinë, duke parë se deri në këto momente shteti fqinj edhe për shkak të krizës ekonomike nuk ka rënë dakord.
"Greqia deri tani nuk ka pasur vullnetit deri tani që të hapë negociatat. Kjo mund të jetë edhe për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike të shtetit fqinj. Pas rrjedhjes së mirë të ngjarjeve me Italinë, shpresojmë që Greqia të jetë në një situatë më të mirë për të arritur një marrëveshje."- u shpreh ministri Veliaj.
Më tej Veliaj bëri të ditur se do të prezantojë dorëheqjen e tij nga posti i ministrit, duke u fokusuar te Bashkia e Tiranës ku garon përballë Halim Kosovës.
"MMSR do të gjendet në rregull nga pasuesi. Të mërkurën tjetër jap dorëheqjen."- tha Veliaj.
Veliaj: Nga komunat e PD, numri më i madh i azilkërkuesve
Ministri Veliaj gjatë deklaratës së tij u ndal edhe te fenomini i eksodit drejt vendeve të BE për azil duke theksuar se ky është një moment poër reflektim, pasi rezulton se numri më i madh i azilkërkuesve janë nga komunat e keqmenaxhimi i drejtuesve të pushtetit lokal nga PD.
“Nuk dua që të politizoj, se do kemi plot hapësira për të folur në fushatë, por më rezulton që nga komunat që menaxhohen nga këta që bërtasin më shumë po largohen më shumë njerëz. Kështu që, do të doja që ky të ishte një moment për pak reflektim, sepse varfëria nuk lindi në një ditë. Dhe këto komuna, kryesisht të veriut, të menaxhuara keq nga këta që bërtasin më shumë, kanë edhe humbjet më të mëdha. Kështu që, përpara se të drejtojmë gishtin, besoj se ka nevojë për pak reflektim dhe për një ndjesë, për tetë vite keqmenaxhim dhe për komuna që nuk kryejnë as funksionet e tyre minimale për qytetarët e tyre, çka shkakton largimin dhe rrjedhën më të madhe, aty ku qeveris PD-ja në nivel lokal. Por thashë, ky s’është moment për politikë. Ky është moment për reflektim edhe për punë.”- tha Veliaj.
Deklarata e plotë e Ministrit Erion Veliaj pas mbledhje së Këshillit të Ministrave
Kjo ishte mbledhja ime e fundit si anëtar i Këshillit të Ministrave. Ka qenë një privilegj që t’i shërbej Qeverisë time, Kryeministrit tim edhe vendit tim. Javën tjetër, të mërkurën tjetër, do të paraqes dorëheqjen.
Por kam sot, në fakt, një lajm më të rëndësishëm sesa kjo. Lajmi i rëndësishëm është se sot, pas një negociate dy vjeçare, një negociatë e cila filloi javën time të parë në detyrë si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ne përmbyllëm marrëveshjen së pensioneve me Kanadanë. Ka qenë një marrëveshje shumë e rëndësishme, një negociatë shumë e fortë, e cila zgjati dy vjet, me raunde negociatash në Shqipëri dhe në Kanada, për përfitimet e pensioneve për 20 mijë shqiptarë, 20 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë që jetojnë dhe punojnë në Kanada.
Ndaj dhe më vjen mirë që në këtë mbledhje të fundit timen si anëtar i Këshillit të Ministrave të kemi mundësi të japim një lajm të mirë për 20 mijë shqiptarët që jetojnë në Kanada, edhe për të dëshmuar atë që ne kemi premtuar në programin tonë elektoral të vitit 2013, në programin tonë të “Rilindjes”, që do të ishim Qeveria e parë që do të jetësonte marrëveshje konkrete, me impakt direkt, për emigrantët shqiptarë.
Dua t’ju kujtoj që në tetë vitet e qeverisë së kaluar, zero ishin marrëveshjet që u lidhën me shtetet e huaja, me shtetet ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët për çështjet e pensioneve të emigrantëve. Nga zero marrëveshje në tetë vjet, kemi pasur tetë marrëveshje në një vit. Përveç Turqisë, ne kemi bërë negociata, kemi përfunduar marrëveshje dhe ratifikuar në Parlament me disa prej tyre, me Belgjikën, Luksemburgun, Hungarinë, Çekinë, Rumaninë, Maqedoninë, sot me Kanadanë, ndërkohë që me Gjermaninë ka përfunduar si negociatë dhe më vjen mirë që Ministri ose Ministrja e radhës do të ketë mundësi të nënshkruajë me autoritetet gjermane marrëveshjen e transferimit të pensioneve. Ndërkohë që jemi në raundin e fundit të negociatave me Austrinë. Më vjen mirë që brenda këtij viti, pas Gjermanisë, do të jetë Austria vendi i radhës ku ne do të përmbyllim marrëveshjen e pensioneve.
Më vjen mirë, gjithashtu, që kemi hapur negociatat me Italinë. Ka qenë një kapitull shumë i rëndësishëm, shumë i vështirë, por më vjen mirë që kemi filluar raundin e parë dhe besoj me dy raunde të tjera do të kemi një marrëveshje konkrete edhe me Italinë.
Dua të sqaroj disa pika të kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja, në fakt, sigurisht që ndihmon 20 mijë shqiptarë që jetojnë në Kanada, por ata përfitojnë edhe nga marrëveshjet që Kanadaja ka me shtetet e tjera. Kjo do të thotë që në qoftë se një emigrant shqiptar ka jetuar në Itali dhe në Greqi, pastaj është transferuar në Kanada, atëherë edhe vitet e Italisë dhe Greqisë, që pavarësisht se nuk kanë marrëveshje me Shqipërinë, por e kanë me Kanadanë, do të kenë një mundësi ideale që të përfitojnë nga kjo marrëveshje dhe për të transferuar dhe vitet e pensionit edhe me Italinë dhe me Greqinë.
Më vjen mirë që në fushën e pensioneve dhe në fushën e marrëveshjeve ndërkombëtare për vitet e pensionit kemi pasur një rekord, i cili ka qenë padyshim një mbajtje totale, ndoshta edhe tejkalim, i premtimit tonë elektoral.
Mbetet një sfidë për Ministrin ose Ministren e radhës marrëveshja me Greqinë. Greqia deri tani nuk ka pasur vullnetin që të hapë një negociatë. Ndoshta për kushtet e vështira ekonomike që po kalon ai vend edhe për faktin që kjo, sigurisht, nënkupton një shkëmbim të madh financiar për përfitimet e atyre qytetarëve, prej një pensioni të lidhur në atë shtet do të kishin.
Megjithatë, është ndoshta një nga çështjet më të rëndësishme që pas rrjedhjes së mirë ngjarjeve me Italinë, Greqia të jetë, - në momentin që vendi fqinj, që i urojmë çdo të mirë, të rimëkëmbet ekonomikisht, - në një moment më të duhur për të hapur negociatat.
Dua t’ju falënderoj për të gjithë bashkëpunimin. Ashtu siç kam deklaruar, kjo do të jetë një javë ku do të mundohem që shtëpia jonë, shtëpia e ekipit tim, e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të gjendet në rregull nga ai që do të pasojë ose nga ajo që do të pasojë. Ndaj, pasi ne të kemi plotësuar dhe të kemi mbyllur të gjitha punët e fundit të kësaj shtëpie, të mërkurën tjetër do t’i paraqes dorëheqjen Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave.
Zoti Ministër, opozita ju ka akuzuar, si Ministër i Mirëqenies Sociale, si përgjegjës për faktin se shqiptarët po largohen masivisht nga vendi. Nuk e di nëse keni diçka për të thënë?
Dua t’ju kujtoj se sipas INSTAT-it, largimet gjatë viteve të fundit kanë qenë mesatarisht 67 mijë vetë në vit, ndërkohë që sot jemi me 43 mijë vetë në vit. Ajo që dua t’ju kujtoj është që për sa kohë ne do të kemi një diferencë të pagave, për sa kohë kemi një diferencë ekonomike, sigurisht që është gjithmonë më atraktive të jetosh në vende më të zhvilluara. Kjo është arsyeja pse po bëjmë marrëveshje me Kanadanë, sepse e dimë që në Kanada jetohet dhe punohet më mirë se në Shqipëri. Duke aspiruar që të ndërtojmë më shumë të ardhme në Shqipëri, besoj që zgjedhjet e ardhshme janë të rëndësishme që njerëzit të kenë më shumë dëshirë të jetojnë në qytetet tona. Nuk dua që të politizoj, se do kemi plot hapësira për të folur në fushatë, por më rezulton që nga komunat që menaxhohen nga këta që bërtasin më shumë po largohen më shumë njerëz. Kështu që, do të doja që ky të ishte një moment për pak reflektim, sepse varfëria nuk lindi në një ditë. Dhe këto komuna, kryesisht të veriut, të menaxhuara keq nga këta që bërtasin më shumë, kanë edhe humbjet më të mëdha. Kështu që, përpara se të drejtojmë gishtin, besoj se ka nevojë për pak reflektim dhe për një ndjesë, për tetë vite keqmenaxhim dhe për komuna që nuk kryejnë as funksionet e tyre minimale për qytetarët e tyre, çka shkakton largimin dhe rrjedhën më të madhe, aty ku qeveris PD-ja në nivel lokal. Por thashë, ky s’është moment për politikë. Ky është moment për reflektim edhe për punë.
A jeni që të hartohen më shumë marrëveshje legale si ajo e djeshmja në Shërbimin Kombëtar të Punës?
Ne kemi një proces të hapur me Gjermaninë. Dhe besoj që kjo është përgjigja më e mirë për dëshirën e atyre që duan të punojnë në Gjermani. Një nga problemet që ne kemi pasur me shumë vende dashamirëse, siç ka qenë rasti i Gjermanisë, ka qenë krahu i pakualifikuar i punës. Dhe ato pak raste kur ne kemi mundësuar transferim, ose ato që quhen punëtorë të “listës së bardhë” në Gjermani kanë qenë raste të punëtorëve dhe punonjësve të kualifikuar, kryesisht me arsim profesional. Kryesisht njerëz që kanë mbaruar Teknologji Informacioni, që janë programues, që janë kodues. Kryesisht njerëz që kanë një arsim të lartë, kryesisht inxhinieri. Pra për disa zanate specifike.
Pas këtij aktiviteti do të jemi me Kryeministrin për të inauguruar një shkollë të re profesionale, totalisht moderne, në qytetin e Fierit. Sepse besoj që vetëm duke iu përgjigjur me ofertën e arsimit profesional, duke diplomuar njerëz që kanë një zanat dhe jo një diplomë, besoj që mund të aplikojmë më shumë praktika të tilla, të listave të bardha, të punëtorëve të kualifikuar, të parazgjedhur në vendin tonë, që të mund të kishim pastaj një punësim legal, një punësim të ndershëm dhe një punësim ku, falë këtyre marrëveshjeve, edhe vitet e punës në këto vende do të mund të njihen.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO