SPAK arrestoi 3 drejtorë të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj: I larguam nga detyra, të zgjidhin problemet me drejtësinë! Ne ecim para

SPAK arrestoi 3 drejtorë të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj: I larguam nga detyra, të zgjidhin problemet me drejtësinë! Ne ecim para

Kryebashkiaku Erion Veliaj

I kthyer në detyrë pas ndërhyrjes kirugjikale në tëmth, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për arrestimet e zyrtarëve të bashkisë nga SPAK. Veliaj tha në një takim me nxënësit ekselentë të gjimnazit 'Qemal Stafa', se sot largoi nga detyra drejtorët e kapur në abuzime me tenderët, probleme të cilat thotë duhet t’i zgjidhin me drejtësinë.

Por, si çdo organizatë, ashtu si organizmi i njeriut, ka sfidat e saj. Pyetja është: Si i adresojmë këto sfida? Sot e kam nisur ditën me një takim, ku morëm vendimin për largimin e disa kolegëve sepse organizata e madhe është më e rëndësishme se 1 apo 2 persona, të cilët mund të kenë probleme me ligjin dhe duhet t’i zgjidhin këto probleme me drejtësinë. Unë uroj që të provojnë pafajësinë e tyre, por teksa i zgjidhin ato probleme, na duhet që organizata të vazhdojë përpara. Në një organizatë, - nuk ka rëndësi nëse është shkollë, nëse është bashki, nëse është drejtori apo kompani e madhe, - nëse ka një problematikë, ajo duhet adresuar."

Veliaj propozon se kush çedon me drejtësinë të mos kthehet më për 5-10 vjet në detyrë publike.

"Unë mendoj se njerëzit duhet t’i zgjidhin problemet me drejtësinë pa e ulur ritmin e organizatës. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të bëjnë ‘time out’, dhe pse organizata vetë, në këtë rast Bashkia e Tiranës, duhet të vendosë disa sisteme vetë-korrektuese. Ne e kemi një sistem të brendshëm auditi, por unë besoj se duhet të vëmë edhe sistem për të kontrolluar konfliktin e interesit. Ka shumë organizata, të cilat për dikë që ka punuar aty dhe më pas është larguar, vendosin që ai person të mos ketë të bëjë më me atë organizatë për një periudhë të caktuar 3 vjet, 5 ose 10. Këtë po e mendoj ta zbatoj seriozisht edhe në Bashkinë e Tiranës.

Kjo organizatë ka bërë punë të jashtëzakonshme, ia ka ndryshuar fytyrën Tiranës, por nuk është përfekte, bën gabimet veta. Ndonjëherë, duhet t’u japësh kohë njerëzve të sqarojnë problemet me drejtësinë, ndërsa organizatës duhet t’i japësh lirinë të vazhdojë të ecë përpara. Ky është një vend që nuk ta fal kollaj suksesin. Ka disa njerëz që harrojnë çdo punë që është bërë dhe për një problematikë, për një çështje që patjetër duhet zgjidhur dhe adresuar, janë gati të zerojnë gjithçka.

Është e pashmangshme që në një organizatë komplekse, dikush të cedojë, por, pyetja është: si sillet secili prej nesh kur përballet me këtë problem? Ndaj, mbetem i vendosur që, siç kjo organizatë e ka bërë Tiranën historinë më të madhe të suksesit në rajon, dhe në ndryshimet e korrigjimet për transparencë e luftë kundër konfliktit të interesit për punonjës apo ish-punonjës, të jetë gjithashtu model ripërtëritje e përmirësimi.

Teksa dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, në ditët në vijim do të duhet të mendojmë me kolegët e bashkisë, disa masa konkrete që do duhen marrë, në mënyrë që të kemi një kontroll më të rreptë e një parandalim më efikas ndaj çdo lloj devijimi potencial nga standardet më të mira publike. Pasi Bashkia Tiranë duhet të jetë kampione edhe në procedurat e prokurimit, garantimin e transparencës, shmangien e konfliktit të interesit.

Unë shpresoj dhe jam i bindur se drejtësia do të bëjë punën e saj në mënyrë profesionale, të drejtë e të pavarur. E ndërkohë, në bashki ne duhet të vazhdojmë me më shumë vrrull punën, jo vetëm për të mos cenuar në asnjë moment besimin e qytetarëve te ne, por për të përmbushur ndaj cdo banori e banoreje të Tiranës premtimet për të cilat jemi zotuar.”

SPAK dha masa sigurie për 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës më 28 mars 2024. Mariglen Qato, ish drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës; Redi Molla, ish drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë; e Taulant Tusha, ish-drejtor i Punëve Publike Bashkia e Tiranës u arrestuan, ndërsa 6 të tjerët u lanë me masën e detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore. 

Gjithashtu, Veliaj gjatë bashkëbisedimit me ekselentët e gjimnazit 'Qemal Stafa', dëgjoi edhe sugjerimet e nxënësve, idetë e tyre, si dhe i ftoi ata të jenë bashkëpunues me njëri-tjetrin

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Brryli: 04/04/2024 15:32

    Je ne krye te organizates kriminale Eri.shpejt a vone do japesh llogari

    Përgjigju
  • Stef: 04/04/2024 13:18

    Hajde se dhe ti qe ben si burr i mire sapunin do kapesh shum shoejt

    Përgjigju
  • Lali: 04/04/2024 10:07

    Keto nuk jane fiq lali, s'ti ha njeri!

    Përgjigju
  • Edin: 04/04/2024 10:05

    Hahahhahaa o zot sa per budallenj na bejne.Zotin ju lem edhe ne taksapaguesit per djersen tone.

    Përgjigju
  • Bobi: 03/04/2024 20:49

    O hajdut edhe ti si i gjati

    Përgjigju
  • Alinazi: 03/04/2024 20:34

    Ahahahaahah

    Përgjigju
    • Labi: 04/04/2024 12:09

      Te mbarojme nje here me spinning, hajdutin, kriminelin sali pastas e kane rradhen cironkat

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani