-
-
Gjyqi ndaj tre ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë për dosjen 5D! Financierja, punonjësi dhe ish-drejtori i UKT dëshmojnë për lidhjet me Qaton e Mollën
Në seancën e sotme ndaj tre ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, kanë dëshmuar financierja, një punonjës dhe ish-drejtori i UKT-së. Molla, Qato dhe Tusha u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 për dosjen 5D.
18 Shtator, 14:13 -
Dosja 5D/ Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të bashkisë Tiranë
Gjykata e Posaçme i ka rrëzuar kërkesën ish-drejtorit të bashkisë së Tiranës Redi Molla - ku ky i fundit ka kërkuar t’i ndryshohet masa e sigurisë nga burg në arrest shtëpie. Ndaj Redi Mollës rëndon akuza e korrupsionit, pastrim parash dhe mosdeklarim i parave.
1 Gusht, 13:38 -
Dosja 5D/ GJKKO dënon me 4 vite burg 5 ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë për ‘shkelje të barazisë në tenderë’! Përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar
Një tjetër fraksion i dosjes 5D ka përfunduar me vendim fajësie në GJKKO. Gjykata e Posaçme ka dhënë 4 vite burg gjithsej për 5 të pandehur për rastin e shkeljeve në tenderin për rikonstruksionin e sheshit të parkimit te Selman Stermasi në tetor 2019.
17 Qershor, 13:12 -
-
Dosja ‘5D’/ Mungoi një prej avokatëve, GJKKO shtyn për më 19 maj gjyqin ndaj tre drejtorëve të Bashkisë dhe të tjerëve! Mbrojtësit: Pse u rrëzua gjykimi i shkurtuar
Disa nga mbrojtësit ligjorë i kërkuan gjykatës t’ju vërë në dispozicion vendimin e arsyetuar për refuzimin e gjykimit të shkurtuar. Seanca e radhës u la të zhvillohet më 19 maj, në orën 13:00, teksa pritet përgjigja e GJKKO-së ndaj avokatëve
30 Prill, 15:55 -
Gjyqi për dosjen 5D, shtyhet seanca e parë në GJKKO! Më 30 prill e radhës
Në Gjykatën e Posaçme u shty sërish seanca e parë për dosjen “5D”. Shkak për shtyrjen e seancës u bë zëvendësimi i avokatit të Redi Mollës, ndërsa një tjetër mbrojtës kërkoi kohë të njihet me aktet. Seanca e radhës u la më 30 prill.
17 Prill, 10:19 -
Dosja 5D/ GJKKO rrëzon kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, SPAK kërkon kohë për dëshmitarët dhe provat
Në seancën e parë të mbajtur pasi dosja 5D kaloi për gjykim, GJKKO nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të pandehurit, ish zyrtarë të bashkisë së Tiranës. SPAK ka kërkuar kohë për të përgatitur listën e dëshmitarëve dhe parashtrimin e provave për çështjen penale.
3 Prill, 10:45 -
Dosja ‘5D’/ GJKKO kalon për proces fraksionin e dytë, të pandehur 9 anëtarët e Komisionit të Ofertave në Bashkinë e Tiranës! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)
Sipas SPAK, është provuar se anëtarët e KVO, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qenë të paracaktuar
18 Mars, 14:09 -
-
Tiranë/ Tre orë seancë paraprake për dosjen 5D, Gjykata e Posaçme e shtyn dhe do të shprehet më 14 Shkurt
Gjykata e Posaçme pasi dëgjoi SPAK dhe palët, vendosi që të shprehet më 14 Shkurt, nëse do të kalojë apo jo çështjen për gjykim. Të pandehur ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të tjerë. 9 ish-zyrtarë të akuzuar në dy fraksione të dosjes
4 Shkurt, 16:10 -
Dosja '5D' fraksioni II/ Dhanë tenderin e “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana” dy ish drejtorëve! SPAK çon në gjyq 9 zyrtarët e bashkisë Tiranë
SPAK kërkon gjykim për shkelje të barazisë në tendera për 9 zyrtarë të bashkisë Tiranë. I dhanë tendera ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato pronarë të firmës 5D
8 Janar, 14:36 -
Drejt gjykimit, SPAK përforcon dosjen '5D' me 2 prokurorë
Hetimit të dosjes “5D”, i shtohet krah Klodian Brahos, edhe prokurorja e posaçme Anila Jella. SPAK ka kërkuar nisjen e gjykimit, por seanca paraprake u shty për më 28 janar për shkak se mungonte një nga avokatët e të pandehurve, të cilët siç mësohet jo zyrtarisht, do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.
8 Janar, 12:32 -
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
Prokuroria e posaçme ka përfunduar hetimet ndaj ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato dhe bashkëpunëtorëve të tyre të cilët i akuzuan për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash.
26 Dhjetor 2024, 15:40 -
Dosja 5 D, Gjykata e Lartë lë në burg dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
Dy ish- drejtorët e Bashkisë Tiranë Mariglen Qato dhe Redi Molla do vijojnë qëndrimin në qelinë e paraburgimit. Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e të dyve për vendimin e dhënë nga Apeli në datë 31 korrik të këtij viti.
4 Dhjetor 2024, 16:36 -
Dosja ‘5 D’/ Gjykata e Lartë kërkoi rishqyrtimin e masave, Apeli i GJKKO lë përsëri në burg ish-drejtorët Qato dhe Molla
Redi Molla dhe Mariglen Qato do të mbeten përsëri në qeli, teksa Gjykata e Lartë i kishte kërkuar shkallës së dytë të rishqyrtonte masën që kishte dhënë në muajin Maj të këtij viti, ku kishte lënë në fuqi shkallën e parë të GJKKO. Por edhe pas rishqyrtimit, mbeti në fuqi e njëjta masë, që ishte vendosur nga Shkalla e Parë në muajin Mars të këtij viti
7 Nëntor 2024, 13:45 -
Dosja 5D/ U vendosën në 'arrest në burg', Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO dhe dërgon për rishqyrtim çështjen e dy ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën “arrest në burg” vendosur ndaj dy ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë nga shkalla e parë në 3 maj të këtij viti.
27 Shtator 2024, 15:41 -
Dosja '5D', SPAK ngre akuzë të re për ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Molla dhe Qato akuzohen dhe për 'pastrim parash'! Tushes i shtyhen afatet e hetimit edhe me 3 muaj
Prokurori i çështjes, Klodian Braho, i shtoi akuzën “pastrim parash” Redi Mollës dhe Mariglen Qatos. Komunikimi i akuzës tjetër iu bë e njohur atyre dhe avokatëve, në seancën e kësaj të hëne. Me akuzën e re Mollës dhe Qatos i zgjatet afati hetimor edhe një vit
23 Shtator 2024, 12:14 -
-
Abuzuan me tenderat/ Sekuestrohet kompania ‘5D Konstruction' e 2 shoqëri të tjera në pronësi të Redi Mollës e Mariglen Qatos! Bllokohen troje e apartamente të familjarëve të tyre
SPAK njoftoi sot se kanë kërkuar dhe marrë autorizim nga GJKKO për sekuestro preventive të kompanisë '5D Konstruksion' si dhe të kompanisë 'Restur' dhe aseteve të saj, konkretisht 24% të aksioneve në kompaninë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, e cila po ndërton një hotel me vlerë të deklaruar 15 milionë euro dhe që ka marrë statusin “special” nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
9 Korrik 2024, 11:07
