Veliaj tri detyra administratorëve:
Tirana xix para fillimit të shkollës

Veliaj tri detyra administratorëve:<br />Tirana xix para fillimit të shkollës
TIRANË - Tre detyra i la kryebashkiaku Erion Veliaj administratorëve të 24 njësive të bashkisë së madhe të kryeqytetit.
 
E para është ajo e pastrimit të Tiranës në aksionin e 4 shtatorit ku veç firmave kontraktore të pastrimit dhe ushtrisë do të angazhohen edhe qytetarë. Gushti sipas Veliajt do të shërbejë për të treguar se Bashkia në radhë të parë, është në krye të punës.
 
 “Para fillimit të shkollës, - tha Veliaj, - duhet të sigurohemi që qyteti të jetë xix”.
 
Po ashtu, brenda javës administratorët duhet të kenë gati raportet për të gjitha sheshet dhe trotuaret e zaptuara nga tregjet e paligjshme dhe karrige lokalesh në njësitë që ata administrojnë.
 
“Të ecim lirshëm pa pengesa dhe të sigurohemi që një qytetar nuk pengohet nga një i fortë që shton karriget”,- u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
 
Administratorët duhet të bëjnë një raport të shërbimeve në njësitë përkatëse dhe aty ku rezulton se zyrat e shërbimit ndaj qytetarëve nuk janë në katin e parë të njësisë, do të ndërhyhet. Veliaj tha se është paradoksale që zyrtat e punës të pensioneve apo invalidëve të jenë në katin e 4 të njësisë administrative.
 
Është e pamundur që një invalid të ngjitet në katin e katërt. Ashtu si në ministrinë e Mirëqenies Sociale do kemi një standard fiks që qytetari të kuptojë që i ofrohet i njëjti shërbim. Në zgëqet e deritanishme nuk mund të shërbehet më. Do bëjmë kërkesë për të bërë shkëmbim asetesh por që në fund të sigurohemi që të gjithë qytetarët të aksesojnë shërbimet tona”, tha Veliaj.

Në ditën e parë të punës na betimi në këshill, Veliaj zgjodhi udhëtimin me autobus drejt bashkisë, për të parë vet se si i shërbehet qytetarëve. Të njëjtën këshillë ja dha edhe administratorëve  të cilëve u bëri të qartë se nuk duhet të nxiten nga batutat politike.
 
“Pavarësisht gallatës, cinikëve vazhdoni siç keni bërë këto ditë, shkoni vet në pikat e grumbullimit të plehrave, hipni vet në autobus, shkoni vet tek sportelet e shërbimeve. Gallata do vazhdojë 2-3 ditë, por një menaxher i mirë e kupton problemin duke e parë vet. Bashkia në letra ka qenë mirë, por asgjë nuk ishte ne vendin e vet. Po doni të dalim faqebardhë shkoni vet kudo. E vetmja mënyrë se si ne në Tiranë mund të rikuperojmë shërbimet....pavarësisht çfarë thonë, pavarësisht batutave”, përfundoi Veliaj.
 
Kryetari Veliaj mblodhi 24 administratorët mëngjesin e të mërkurës te cilet do te trajnohen nga përfaqësuesit e Ministrisë së Shtetit për Çështjet Vendore dhe Agjencia Për Pushtetin Vendor për t’u njohur me kompetencat e tyre në bazë të reformës territoriale. .

Një vëmendje të veçantë në fjalën e tij ai i ka kushtuar edhe situatës që krijuan përmbytjet e ditëve të fundit në Tetovë. Duke u solidarizuar me drejtuesit vendor atje, Veliaj bëri të ditur se do t’i kërkonte Këshillit Bashkiak që të shikonte mundësinë për t’i ardhur në ndihmë qytetit të Tetovës në këto ditë të vështira, qoftë me mjete financiare, ashtu edhe çfarë do lloj lehtësimi tjetër që mund t’i shërbente situatës.

Redaksia Online
(Greta Malaj/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet