Veliaj u bëri rrugën pas 68 vitesh
PS fiton 70% të votave në Krrabë

Veliaj u bëri rrugën pas 68 vitesh<br />PS fiton 70% të votave në Krrabë
Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë në njësinë e Krrabës në këto zgjedhje duke siguruar 70 për qind të votave nga 34 për qind që ka qenë rezultati në zgjedhjet e vitit 2013.

Premtimi i mbajtur i kryebashkiakut Erion Veliaj për të rikonstruktuar për herë të parë rrugën pas 68 vitesh është shpërblyer më së miri edhe në rezultatet e arritura në këtë njësi.

Brenda një kohe të shkurtër, falë investimit të kryer nga Bashkia e Tiranës u rikonstruktua rruga Mushqeta-Krrabë, e cila lidh autostradën me Krrabën.

Rruga i shërben pjesës më të madhe të banorëve të Njësisë Administrative Krrabë, qoftë në lëvizjen më të mirë dhe të shpejtë të njerëzve, por edhe të produkteve bujqësore dhe blegtorale drejt Tiranës.

Puna e bërë në këto dy vite nga Bashkia e Tiranës duket se është një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në fitoren e thellë të Partisë Socialiste në Tiranë.

krrabe


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit