Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkës përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook. Ai përcolli urimet e tij për këtë festë të komunitetit katolik, duke theksuar se ditë të tilla duhet të shërbejnë për të reflektuar dhe për të menduar se si mund ta bëjmë vendin tonë më të mirë.
“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë!⛪ Le të na shërbejë kremtimi i kësaj dite, si një moment për të ringjallur shpresën e besimit dhe shpresën për një Shqipëri më të mirë”, shkruan Veliaj në urimin e tij për Pashkën.
Gjatë mesditës ai pritet të vizitojë dhe selitë e Kishës Katolike dhe asaj Ungjillore në Tiranë për të uruar përfaqësueset e tyre për këtë ditë të shënuar në botën e krishterë.
Lajmi kryesor: