Nënkryetari i bashkisë së Tiranës do të jetë Abaz Hado, bën me dije kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter, Erion Veliaj,  ka falenderuar Isuf Shehun për kontributin e tij dhe i ka uruar mirëseardhjen nënkryetarit të ri. Shehu u largua nga detyra e nënkryetarit pasi u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.