Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi gjithë besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Nevruzit, e cila njihet si dita e fisnikërisë dhe e ringjalljes së madhe.
Fillimisht ai vizitoi selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Shqipëri, ku i uroi këtë festë kreut të besimtarëve bektashinj në vendin tonë, Baba Edmond Brahimaj, e më pas, nëpërmjet medias, edhe gjithë shqiptarëve.
“Tirana është një qytet që mbahet në këmbë nga dashuria, nga toleranca, nga harmonia. Tirana përbëhet nga shumë banorë që vijnë nga qytete të ndryshme. Nëse nuk do kishim njerëz si Baba Mondi dhe drejtues të shenjtë që kontribuojnë në këtë harmoni në komunitetet tona, s’do kishim qytetin të kemi sot. Kështu që, i jam mirënjohës. Dua t’i uroj të gjithë besimtarëve bektashinj një ditë të shënuar! Paçin vetëm bekime dhe të mira dhe ashtu siç thotë Baba Mondi gjithmonë kur na përcjell, qofshi dritë”,
kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës falenderoi komunitetin bektashian për kontributin që ka dhënë në fushatën për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja duke qenë një nga mbështetësit e parë. Në këtë ditë të veçantë, Kryebashkiaku Veliaj dhe kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Edmond Brahimaj mbollën edhe një pemë sëbashku.
“Patjetër që do të themi gëzuar, por në shenjë të miqësisë sonë, në shenjë të kësaj dite të shenjtë, ne do të mbjellim një pemë sëbashku. Dua ta falenderoj Baba Mondin që kur të gjithë të tjerët këtë punën e pemëve e shikonin me cinizëm, e filluam këtë punë te kodrat e liqenit me 72 ditë selvitë një vit e gjysmë përpara. Jam shumë mirënjohës për kontributin dhe rolin që ai luan”,
kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.