Veliaj viziton dy familje të moshuarish për 'Pashkët më të çuditshme që ka njohur historia': Sakrificë e të gjithëve (VIDEO)

Në një ditë të zakonshme, rrugët e Tiranës do të gumëzhinin nga qytetarët e shumtë që do të vizitonin të afërmit dhe miqtë për Festën e Pashkëve Orthodokse. E megjithatë, edhe në një kohë të vështirë pandemie si kjo, urimet dhe solidariteti mes tyre nuk mungoi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi familjet e Leonora Teshos dhe Vasilika Dashit, dy të moshuara që po e kalojnë vetëm festën e Pashkës këtë vit. Me urimin që Pashkët e vitiate tjetër ta gjejnë qytetin të çliruar nga kjo pandemi, Veliaj u dhuroi të moshuarve vezët karakteristike të festës, si dhe bukën e Pashkës.

Veliaj falenderoi besimtarët, por edhe klerët fetarë të të gjitha besimeve për bashkëpunimin në këtë periudhë të vështirë me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“E di që këto janë Pashkë shumë të çuditshme, por kjo është një sakrificë e të gjithëve. Gëzuar festën! Vërtet janë Pashkët më të çuditshme që ka njohur historia, por njerëzit janë treguar shumë bashkëpunues”, tha Veliaj.

Gjatë bisedës me një nga të moshuarat, banesa e së cilës ndodhet në Rr. “Myslym Shyri”, kryebashkiaku theksoi se pas kalimit të pandemisë, banorët e zonës i pret Parku Rinia, që po transformohet tërësisht nga Bashkia e Tiranës. “Parku Rinia ka dalë një kryevepër. Kemi një pjesë më vete për të moshuarit, pjesë më vete për fëmijët, për ata që kanë kafshët shtëpiake; ka dalë një mrekulli”, tha ai.

Vullnetarët po ndihmojnë çdo ditë gjyshe, gjyshër, familje në nevojë me pako ushqimore, deri në kalimin e situates së pandemisë.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 19/04/2020 23:40

    Ca propagand plerash me eshte veshtir shqiperia vetem nga keta plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar