Veliaj zbulon detaje se ç'do të ndodhë natën ndërrimit të viteve: Kemi gati fishekzjarret

Veliaj zbulon detaje se ç'do të ndodhë natën ndërrimit të viteve: Kemi gati fishekzjarret

Spektakli i fishekzjarreve vjet në Tiranë

TIRANË- Edhe pak ditë na ndajnë nga nata e madhe, të 31 dhjetorit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi disa detaje se çfarë do të ndodhë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në kryeqytet.

"Ne kemi prenotuar fishekzjarret, kemi prenotuar artistët më të mirë në vend për ndërrimin e viteve në Tiranë. Ndërkohë kemi dhe fishekzjarret, thjesht duhet të rakordohemi me qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë që ajo natë të lejohet. Por ne gjithsesi do të kemi një festë në Tiranë në fundin e vitit, sigurisht për të pritur Tiranën që është Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022-shin", tha Veliaj. 

Ndërkohë, është ndalur të flasë edhe për aktivitetet që priten të mbahen në fillim të vitit, që vijnë në kuadër të Tiranës, si Kryeqytet i Rinisë. 

"Ndërkohë nga data 1 janar ne do të fillojmë nga aktivitetet, pra ne do të kemi një vit me rreth 1 mijë aktivitete.", beri me dije kryebashkiaku Veliaj në Rtsh. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës

Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës