Veliera në Durrës, dështon protesta e
natës pas sherrit me një grua/ VIDEO

Veliera në Durrës, dështon protesta e<br />natës pas sherrit me një grua/ VIDEO
DURRES- Protesta për projektin 'Veliera' e lajmëruar për mbrëmë nga shoqëria civile ka filluar në orën 21:00 dhe ka përfunduar në mesnatë.
 
Ndërkohë që kjo protestë ishte planifikuar të vazhdonte deri në mëngjes, ajo është ndërprerë përgjysmë.
 
Shkak për ndërprerjen e protestës sipas organizatorit, Sazan Guri u bë një grup provokatorësh që iu bashkangjitën protestës, të cilët goditën një grua, sapo ishte shpërndarë ushqimi.
 
Sazan Guri, pasi shoqëroi në Mjekësinë Ligjore një nga dy të lënduarit deklaroi se protesta u ndërpre për shkak të shmangies së përshkallëzimit të konfliktit  që ndodhi dhe sqaroi atë që kishte ndodhur mbrëmë.
 
"Kishte edhe një grup që pretendonin që mund të ishin pjesë e jona, u futën ushtarakisht dhe në një bisedë shumë të thjeshtë treguan vetveten, i ranë një zonje me shqelma dhe e goditën me shishe ujë, sapo ishte shpërndarë ushqimi.
 
Një djalë tjetër, Julind Bushati u shpreh në atë moment "si ka mundësi të goditet një femër" dhe nuk e menduam që brenda një minute të goditnin vetveten njëri tjetrin, pasi goditën këtë djalin, ne u çuditëm
" tha Guri.
 
Gjithashtu, Sazan Guri në fjalën e tij tha se kësaj cështje do ti shkohet deri në fund pasi edhe institucionet tashmë e kanë thënë fjalën e tyre kundër këtij projekti, ndërsa javës tjetër në Shqipëri do të vijnë përfaqësues të UNESCO-s.
 
"Javën tjetër përfaqësues të UNESCO do të vijnë në Shqipëri. Kjo nuk është një histori e durrsakëve dhe e Shqipërisë, por e  ilirëve, romakëve, helenëve, osmanëve dhe së fundmi e jona"tha Guri.
 
Protesta kishte për qëllim kundërshtimin e projektit 'Veliera' që po realizohet nga Bashkia Durrës.
 
Aleanca e shoqërisë civile është shprehur se do të ndjekë hapa pas hapi zhvillimet e projektit deri sa të shpëtohet historia që ato rrënoja mbajnë.

[gallery]21492[/gallery]


  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë