Veliera turke përplas peshkarexhën shqiptare në Sazan, bllokohet se s'paguan dëmin, kapiteni: Mendova se ishin në gjumë

VLORE-Një aksident detar ka ndodhur në ujërat detare të Vlorës ku një peshkarexhë është përplasur nga një velierë turke. Peshkarexha 'Gjyzel' me kapiten Aurel Fejzo është përplasur rreth 9.6 milje nga veriu i Sazanit 170-180 metra thellësi.

Denoncimi në Report tv ka ardhur nga kapiteni Fejzo i cili ka hasur në rezistencën e palës turke për ta dëmshpërblyer. Sipas tij aksidenti detar ka ndodhur në datën 6 gusht rreth orës 22.00,  teksa ai kishte dalë për peshkim dhe ishte me një shpejtësi të ulët. Kapiteni Fejzo deklaron se ai ka pikasur velierën turke dhe ka matur distancën që ishte në 1.5 milje larg 1800 metra larg tij.

Veliera turke ecte me motra dhe jo me vela, cka do të thotë se mjeti ishte me shpejtësi. I dhashë sinjalin e shkëmbimit, por nuk bëri asnjë lloj reagimi. Mendoja se tre shtetasit turq kanë qenë në gjumë në momentin e goditjes. Pas përplasjes ata dolën me duart në kokë.  Nuk i lejova të largoheshin deri sa erdhi policia kufitare dhe na shoqëruan në mol të Vlorës ku edhe bëmë procedurat e deklarimeve’ tha ai.

Sipas kapitenit Fejzo veliera turke nuk ishte në kushte lundrimi dhe prandaj nuk duan të paguajnë dëmin. Nga data 6 gusht kur edhe ka ndodhur ngjarja, dy ditë më pas, pra këtë të martë ka mbërritur në Vlorë një grup inspektimi nga Kapiteneria e Durrësit dhe kanë nisur hetimin detar.

Sot ka ardhur inspektimi nga Durrësi, vajtëm në kapiteneri bëmë procedurat. Pasi bënë inspektimin tek anija ime, u nisën të bënin inspektim tek anija turke, por hasën në rezistencë të shtetasve turq’ tha ai. Aktualisht anija shqiptare e peshkimit ‘Gjyzel’ ndodhet në triport të Vlorës për evituar përmbytjen e saj pas dëmtimit që ka marrë nga përplasja. Ndërsa veliera turke ndodhet në molin e Vlorës ku sipas Fejzos nuk ka pësuar dëmtime.

Pas një komunikimi të Report TV me Kapitenerinë e Durrësit, mësojmë se grupi hetimor ka negociuar me turqit që ata të arrinin një marrëveshje për të shlyer detyrimet mbi dëmin dhe më pas të largoheshin. Por edhe kjo nuk është arritur duke detyruar inspektorët e grupit hetimorë të bllokojnë velierën turke dhe cështja ka kaluar veprimet të mëtejshme penale.

Ndërsa policia kufitare ka deklaruar për Report Tv se "Duhet ta zgjidhë cështjen Kapiteneria e Vlorës! Në lidhje me këtë, shërbimet kufitare kanë shkuar në ndihmë se rrezikoheshin në ujë anija në fjalë së bashku me Rojen Bregdetare. Ne ndihmë të kapitenerisë, është bërë shoqerimi i tyre në Triport dhe Portin e Vlorës. Policia Kufitare nuk bën asnjë veprim në lidhje me problemin. Me veprimet e tjera merret Kapiteneria e Vlorës, e cila varet nga Ministria e Transporteve".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë