Veliera, zbulohen tre varre ilire
Shehi: I përkasin shek.VII-XIII

Veliera, zbulohen tre varre ilire<br />Shehi: I përkasin shek.VII-XIII
Gërmimet arkeologjike në kantierin e ndërtimit të sheshit të ri të Durrësit, “Veliera”, kanë nxjerrë në dritë disa varre dhe struktura murale.
 
Deri më tani janë zbuluar 3 varre, për të cilat po punohet që të kryhet dokumentimi i plotë i tyre.
 
Po ashtu janë zbuluar struktura që presin të datohen në vijim.
 
Arkeologu Eduart Shehi, i cili monitoron punimet në këtë projekt, thotë për Report Tv se varret i përkasin periudhës nga shekulli VII deri në shekullin XIII.
 
"Po janë zbuluar 2 varre që i përkasin periudhës nga shek. 7 deri në 13.
 
Janë varre standarde të mbuluara me tjegulla njëlloj si ato të zbuluara edhe në disa zona të tjera në Durrës.
 
Në këtë periudhe varrimet nuk kryheshin në varrezë të përcaktuar por kryheshin pranë kishave dhe objekteve të tjera të kultit.
 
Në varrezat e zbuluara te Veliera nuk janë gjetur objekte me vlerë",
  bën të ditur arkeologu Shehi.
 
Ai thotë se gjithçka po dokumentohet në dosjen përkatëse.
  
Megjithatë përgjigjja e Shehut le shumë vend për diskutime.
 
Por para se specialistë të thonë fjalën e tyre, një gjë është e sigurt se arkeologjia me zbulimet e saj është shkenca që i studion fakte zinxhir, duke zbuluar lidhjen e pandërprerë, jo vetëm të historisë së shteteve ilire-romake apo bizantine, por edhe kulturën e jetesës së qytetarëve të thjeshtë.
 
Madje vetë arkeologjia ka provuar se në varret e njerëzve të thjeshtë, të çdo periudhe, sipas ritualeve përkatëse, janë futur enë qeramike ose bronzi, ashtu sikurse edhe monedha që datojnë periudhën sesi kanë jetuar e kur ka qenë e aplikuar një mënyrë e caktuar jetese.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari  për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit