Me lojëra në rërë, volejboll dhe sporte ujore ishte mënyra e zgjedhur nga autoritetet vendore për çeljen e sezonit të ri turistik në bregdetin e Velipojës.

Ermal Kraja, trajner i volejbollit të “Vllaznisë” tha se ky ekip është në çdo sezon i pranishëm për të zhvilluar këtë sport kaq popullor në rërën e Velipojës

‘Kisha dëshiruar që aktivitete të tilla të organizohen më shpesh, për arsye dhe promovimi të sportit pasi në kushtet e plazhit është një ndër sportet më popullore pasi të gjithë pushuesit e lozin sportin e volejbollit’- tha Ermal Kraja, trajner i Volejbollit të grupit të ‘Vllaznisë’

Krahas pushuesve të parë, një grup i Kitesurf mbërriti nga Ulqini për të eksperimentuar këtë sport ujor.

‘Jemi të lumtur që mund të kontribuojmë me eksperiencën që kemi patur dhe në Ulqin, pasi atje e praktikojmë këtë sportt tash 15 vite dhe nëse punohet  kjo i jep dhe ofertës turistike të qytetit.’- tha Adrian Peroviç

Për kryebashkiakun Bardh Spahia, Shkodra dhe Velipoja ofrojnë mrekulli natyrore dhe shërbime me standarde.

‘Kam bindjen absolute që do të jetë një sezon i sukseshëshëm si anjëherë më parë  Ne Do të vazhdojmë të promovojmë  me një model dhe vizion të ri në mënyrë që ta kthejmë turizmin në promotorin dhe motorin kryesor të ekonomisë së vendit.’- tha Bardh Spahia, kryetar i bashkisë Shkodër.

Vetëm 25 km larg qytetit të Shkodrës, Velipoja është shndërruar vitet e fundit në një nga qendrat turistike më të preferuara nga vizitorët vendas e të huaj.