Moti i ngrohtë ka bërë që pushuesit e parë t'i drejtohen Velipojës. Plazhi ende po pastrohet ndërsa kreu i njësisë administrative thotë se për 10 ditë do të jetë gati.
"Po bëhet pastrimi i rërës, po shtrohet rruga vilunit dhe brenda 10 ditëve do të jetë gati. Po shtrohen rrugët 6 dhe 7 në zonën e plazhit. Kemi projekt pilot me biznesin për mbledhjen e plehrave me orare të caktuara. Do ti marrë makina tek porta e biznesit në mënyrë qe të lirohen kontejnerët".- tha Altin Kaci administrator i Velipojës.
Ndryshe nga vitet e tjera kur u shënuan vonesa dhe përplasje, Agjencia e Bregdetit ka përfunduar procesin e ndarjes së parcelave të plazhit dhe tashmë operatorët turistikë po nënshkruajnë kontratat me bashkinë.
‘Më 30 prill ka përfunduar procesi, nuk kemi marrë ende kontratat por janë mbyllur procedurat, tani pritet vetëm ndarja e hapësirave në terren. Po kemi pasur pushues nga Gjakova, ata e kanë bërë traditë të vijnë këtu që në Maj’.- tha Lekë Marku, operator turistik.
Velipoja mbetet qendra më e preferuar turistike në veri të vendit ku ndërthuren deti, ranishtja, lumi, delta me ishuj dhe laguna.
nuk u vra njeri kete here sic ndodhi vjet o popull kafshe?dini ti zgjidhni problemet vetem me plumba
Përgjigju