Velipojë, aksidentohet çifti
në gjendje të rëndë për jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Shkodër- Velipojë pranë vendit të quajtur Sektor. Automjeti tip Benz me targa AA 377 JX me drejtues shtetasin Kastriot Arapi, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Shkodër- Velipojë pranë vendit të quajtur Sektor.
Automjeti tip Benz me targa AA 377 JX me drejtues shtetasin Kastriot Arapi, 45 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një motoçikletë me drejtues shtetasin N.M, 33 vjeç, si dhe pasagjere bashkëshortja shtetsja F.M, banues në fshatin Reç, Velipojë.
Përplasja ka qenë e rëndë për çiftin e bashkëshortëve të cilët kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesë të ndryshme të trupit.
Pasi ka kryer aksidentin drejtuesi i automjetit jo vetëm që nuk është ndaluar për t’iu ardhur në ndihmë të aksidentuarve por ka tentuar ti ikë edhe policisë.
Kjo e fundit falë postbllokut të ngritur në fshatin e Trushit 10 km larg vendit të ngjarjes ka ndaluar automjetin që shkaktoi aksidentin dhe ka bërë shoqërimin e drejtuesit te automjetit 45- vjeçarit Arapi.
Sipas policisë 45- vjeçari në momentin e shoqërimit ka qenë në gjendje te dehur. Ndërkohë çifti i aksidentuar është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë në vendngjarje ka nisur hetimet grupi hetimor, ku pas dëshmive të banorëve të zonës rezulton se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara të drejtuesit të automjetit i cili në një moment ka humbur kontrollin e mjetit duke përplasur edhe motoçikletën dhe duke lënë të plagosur rëndë 2 persona.

Redaksia Online
M.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.5%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39