Një pushues belg është lënduar ditën e sotme në plazhin e Velipojës, teksa po bënte xhiro me një motor uji.
Nasim Benhadou u rrëzua nga motori i ujit duke marrë plagë në kokë dhe në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
27 vjeçari është dërguar në spital menjëherë me ambulancë, por gjendja e turistit është e mirë, pasi ka folur edhe për mediat pas ngjarjes.
"Isha duke bërë disa manovra më motorin e ujit në det, por papritur humba kontrollin duke u rrëzuar. Kam disa plagë në kokë, por mora mjekim në spital dhe tani jam mirë.
Kam disa ditë në Velipojë dhe do ta vazhdoj që të qëndroj në Shqipëri"deklaroi Nasim Benhadou nga Belgjika.
Dje humbi jetën një turist rus në Himarë, pasi teksa ishte në det u godit nga një motor skaf që drejtohej nga biznesmeni Fatmir Kuci duke humbur jetën në spital.
d,b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com