Të arrestuarit janë; Sokol Ujka 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër, Arbër Bozhanaj 30 vjeç banues në Orikum, Genti Dano 35 vjeç, banues në Selenicë, Dervish Gjolekaj 32 vjeç banues në Dukat, J.B. 20 vjeç banues në Orikum dhe F.M. 32 vjeç banues në Përmet, në kërkim është GJ.N. 44 vjeç banues në Lezhë.
Rreth orës 02.45 minuta, në vendin e quajtur Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të një personi me inicialet P.V. rezident në Itali, në një automjet furgon me targa AA 386 CE, në përdorim të 20 vjeçarit me inicialet J.B. u gjet një sasi kanabisi, ndërsa pjesa tjetër brenda hotelit.
Në oborrin e hotelit u sekuestruan edhe dy automjete të tjera të lëna nga autorët, "Mercedes Benz" me targa AA 388 ME në pronësi të Sokol Ujkës 42 vjeç, banues në Velipojë dhe automjeti "Ford Fiesta" me targa AA 421 LU në përdorim nga F.M. 32 vjeç banues ne Përmet (u arrestua në mbrëmje në Lezhë).
Në këtë moment policia është vendosur në ndjekje të një automjeti "Golf", me targa AA 355 SL, i konstatuar në afërsi të hotelit ku u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike, që drejtohej nga Enriko Zyle, Punonjësi Policie në DRKM Tiranë, i cili në përpjekje për t’u larguar nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge.
Policia e Shkdorës deklaron se ky punonjës policie është i implikuar në këtë veprimtari kriminale, ndërsa në automjetin që drejtohej nga punonjësi i policisë, ka mundur të largohet GJ.N. 44 vjeç, banues në Lezhë.
[gallery]24637[/gallery]
Droga erdhi nga Vlora, destinacion ishte Italia
Lënda narkotike që u sekuestrua dyshohet se u transportua nga Vlora për në Velipojë, ndërsa destinacioni ishte Italia. Pas shkarkimit nga furgoni, kanabisi pritej që gjatë natës të nisej për t’u transportuar në Itali.
Drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka deklaroi se operacioni u realizua nga drejtoria në varësi të tij, por burime për Report Tv pohojnë se ishin Forcat Operacionale nga Tirana që bën të mundur shkatërrimin e grupit kriminal.
Forcat Operacionale nga Tirana mësohet se u kanë thënë policëve të patrullës së Shkodrës që të ruajnë furgonin pasi ka disa hajdutë. Në momentin që droga po shkarkohej nga furgoni për në bodrumin e hotelit në Vilun Forcat nga Tirana ndërhynë.
Policia kishte rënë prej disa kohësh në gjurmët e trafikantëve pas përgjimeve, ndërsa u vërtetua dyshimi per lidhje me policinë. Pas vështirësisë në Jug të vendit, tashmë trafikantët po tentojnë që të trafikojnë kanabisin drejt Italisë nga zona e Shëngjinit dhe Velipojës, por gjithçka ka mbetur në tentativë pasi janë bllokuar dhe arrestuar.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO










