Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 lokaleve në rërë përgjatë bregdetit në Velipojë (VIDEO)

VELIPOJË - IKMT nisi sot paradite aksionin për shembjen e 11 strukturave prej druri, që funksionojnë si lokale plazhi përgjatë vijës bregdetare në Velipojë.

Kryesisht janë struktura druri beach bare të cilat nuk disponojnë dokumentacionin përkatës.

Aksioni ka nisur në orën 8, ndërkohë që nuk ka pasur rezistencë nga poseduesit e objekteve.

Në mbështetje të IKMT janë dhe  65 efektivë të policisë së Shkodrës.

Aksioni do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare, nga zona e Vilunit tek derdhja e Bunës dhe pritet të vijojë dhe nesër. 

Lajmi ne perditesim... 

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano