Velipojë, makina bie në kanal
vdesin dy shqiptarë e 2 italianë

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Velipojë.
 
Viktimat janë Besmir Kola 29 vjeç nga Lezha dhe Artemisa Peraj 24 vjeç po nga Lezha, Giorgio Angelo 25 vjeç nga Italia, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personit të katërt, por është shtetas italian.
 
Makina tip BMW me targa AA767HF në të cilën udhëtonin 2 shqiptarët dhe 2 italianët ra në një kanal në vendin e quajtur tek Hidrovori me thellësi rreth 3 metra në ujë rreth orës 02:00 të mëngjesit.
 
Drejtuesi i mjetit ishte Besmir Kola, ndërsa reagimi ka qenë i pamundur për shoferin dhe pasagjerët duke humbur jetën menjëherë pasi përfunduan në kanalin me ujë, pasi nuk kanë pasur mundësi që të dilnin.
 
Policia është njoftuar për aksidentin nga kalimtarët, ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke nxjerrë makinën me trupat nga kanali i Vilunit me ndihmën e zjarrfikëses.
 
Të rinjtë që humbën jetën po ktheheshin nga një lokal nate me muzikë live në Velipojë, ndërsa mësohet se Besmir Kola që ishte drejtuesi i mjetit do të martohej më datë 14 gusht. 

Dy shtetasit italianë që humbën jetën ishin miqtë e Besmir Kolës nga fshati Kakarriq i Lezhës, ndërsa ndodheshin në Shqipëri për dasmën e tij që do të bëhej pas pak ditësh.
 
Viktimat u transportuan për në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër, ku po punohet edhe për identifikimin e personit të katërt që ka humbur jetën.
 
Policia e Shkodrës sqaroi se segmenti rrugor ku ka ndodhur aksidenti është në ndërtim dhe nuk është i pajisur me sinjalistikën e nevojshme rrugore, i pandriçuar, i paasfaltuar dhe i pambrojtur.
 
"Segmenti është në ndërtim e sipër dhe në pjesën ku ka dalë mjeti nga rruga, përfundon asfalti, dhe pastaj fillon dhe një kthesë prej 90 grade përgjatë kolektorit të Hidrovorit ku në këtë pjesë rruga është e pashtruar dhe kjo kthesë është e mbushur me materiale inerte, domethënë edhe terreni është i paqëndrushëm.
 
Nga kqyrja e vendit te ngjarjes rezulton gjithashtu se ky segment rrugor nuk është i pajisur me sinjalistikën e nevojshme rrugore, i pandriçuar, i paasfaltuar dhe i pambrojtur për pjesën më të rrezikshme të kthesës për të njoftuar përdoruesit e rrugës për vijueshmërinë e këtij segmenti,
 
Nga kqyrja e mjetit me të cilin po udhëtonin viktimat e këtij aksidenti rezulton se gomat e pasme te mjetit ishin të tejkonsumuara ku dallohen dhe thellimet e batistradës të cilat ishin rrafshuar pothuajse deri në daljen e telave të gomave 'thuhet në deklaratën e policisë.

Por në një reagim për Report Tv drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika u shpreh se "nuk është e vërtetë që rruga nuk ka sinjalistikë, pasi edhe te pamjet e shpërndara nga policia duket një tabelë". Edhe drejtori i Drejtorisë së Rrugëve në Shkodër, Shkëlqim Sterkaj theksoi se "Rruga është e kompletuar dhe se javët e fundit janë instaluar dy tabela".

besmir kola
Në foto një nga viktimat e aksidentit Besmir Kola




Zhvillimet minutë pas minute nga aksidenti 

Ora 14: 40 ARRSH: Rruga ka sinjalistikë, policia konkluzione të nxituara

Pas aksidentit tragjik ku humben jeten 4 persona dhe deklarates se policise se Shkodres se aksi ku ka ndodhur aksidenti është në ndërtim dhe nuk është i pajisur me sinjalistikën e nevojshme rrugore, i pandriçuar, i paasfaltuar dhe i pambrojtur, ka reaguar Autoritetit Rrugor Shqiptar. Sipas drejtorit te Autoritetit rrugor te Veriut Shkelqim Sterkaj segmenti ku ka ndodhur aksidenti nuk eshte nen juridiksionin e ARRSH- se, ndersa ne fund te rruges ka sinjalistike perkatese. Sterkaj i ben thirrje policise mos te dalë në konkluzione të nxituara.

Segmenti që të çon në hidrovorin e Vilunit është në gjendje të amortizuar ndërsa prej vitesh nuk është asfaltuar apo mirëmbajtur.



Ora 13:19 Policia: Rruga ku ka ndodhur aksdidenti është pa sinjalistikë dhe pa ndriçim
Në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur në orët e para të mengjesit ku humbën jetën 4 shtetas ju bejmë me dije se :

Në vendin e quajtur Hidrovori në Plazhin Velipojë,  ka ndodhur edhe 1 aksident tjetër identik si aksidenti në fjalë në datën 01.05.2016 me pasojë humbjen e jetës se një shtetasi.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani rezulton se ky segment rrugor ku ka ndodhur aksidenti, është në ndërtim e sipër dhe në pjesën ku ka dalë mjeti nga rruga, përfundon asfalti, dhe pastaj fillon dhe një kthesë prej 90 grade përgjatë kolektorit të Hidrovorit ku në këtë pjesë rruga është e pashtruar dhe kjo kthesë është e mbushur me materiale inerte, domethënë edhe terreni është i paqëndrushëm. 

Nga kqyrja e vendit te ngjarjes rezulton gjithashtu se ky segment rrugor nuk është i pajisur me sinjalistikën e nevojshme rrugore, i pandriçuar, i paasfaltuar dhe i pambrojtur për pjesën më të rrezikshme të kthesës për të njoftuar përdoruesit e rrugës për vijueshmërinë e këtij segmenti, nga kqyrja e mjetit me të cilin po udhëtonin viktimat e këtij aksidenti rezulton se gomat e pasme te mjetit ishin të tejkonsumuara ku dallohen dhe thellimet e batistradës të cilat ishin rrafshuar pothuajse deri në daljen e telave të gomave. Nga Shërbimet e Policisë Rrugore po vijojnë veprimet hetimore , dhe në përfundim do jepet dhe informacioni i plotë mbi shkaqet e kësaj ngjarje.

Ora 11:50 Besmir Kola dhe Artemisa Peraj do martoheshin në 14 gusht
Të rinjtë që humbën jetën po ktheheshin nga një lokal nate me muzikë live në Velipojë, ndërsa mësohet se Besmir Kola që ishte drejtuesi i mjetit dhe Artemisa Peraj e fejuara e tij do të martoheshin në 14 gusht.

Dy shtetasit italianë që humbën jetën ishin miqtë e çiftit nga fshati Kakarriq i Lezhës, ndërsa ndodheshin në Shqipëri për dasmën e tyre që do të bëhej pas pak ditësh. 

Ora 11:35 Njoftimi zyrtar i policisë
Shkodër - Velipojë. Informacion Paraprak. Sot më datë 02.08.2016 rreth orës 02.31, në sallën Operative të Drejtorisë Shkodër kemi marrë njoftim se në Plazhë Velipojë, Shkodër, në vendin e quajtur tek Hidrovori ka rënë në kanal me ujë me thellësi rreth 3 (tre) metra një autoveturë tipi BMW me targa AA767HF. Mënjëherë në vendngjarje u nisën shërbimet e policisë, ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës. Pasi u nxor mjeti nga uji, rezultoi se në mjet ishin katër shtetas të cilët fatkeqsisht kanë gjetur vdekjen dhe konkretisht ; 1. Besmir Kola, 39 vjeç, banues në Kodermarlekaj, Lezhë, (i cili ka qënë drejtuesi i mjetit). 2. Artenisa Peraj, 21 vjeçe, banuese në Lezhë. 3. Xhorxho Anxhelo, 23 vjeç, (shtetas Italian). Dhe një shtetas ende i pa identifikuar i moshë rreth 25 – 26 vjeç. Viktimat u transportuan për në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhet grupi herimor të cilët po vazhdojnë me kryrjen e veprimeve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes dhe paraprakisht shkaku është humbja e kontrrollit.

Ora 09:20 Policia po punon për identifikimin e viktimës së katërt nga aksidenti, që mësohet se është nga Italia.

Ora 09:07 Policia ka nxjerrë trupat të cilët aktualisht ndodhen në morgun e qytetit.

Ora 08:30 Report Tv sjell foto ekskluzive nga aksidenti tragjik i 4 të rinjve

Ora 08:21 Identifikohen 3 viktima, Giorgio Angelo, 25 vjeç, Besmir Kola, 29 vjeç dhe Artemisa Peraj, 24 vjeç, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personit të katërt.

Ora 07:45 Policia është njoftuar mëngjesin e sotëm për aksidentin nga kalimtarët dhe mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur punën për nxjerrjen e trupave nga kanali i Vilunit ku përfundoi makina.

Ora 07:30 Shkak i aksidentit mendohet të jetë rruga e pa asfaltuar, e cila është burim i shpeshtë i aksidenteve, por edhe mungesa e ndriçimit në këtë pjesë të rrugës. 

Ora 07:22 Një aksident me pasojë vdekjen e 4 personave ka ndodhur në Velipojë




  Fotot nga aksidenti në kanalin e Vilunit
aksidenti velipoje italianet

aksidenti velipoje italianet

aksidenti velipoje italianet

aksidenti velipoje italianet

aksidenti velipoje italianet

aksidenti velipoje italianet

aksidenti velipoje italianet

bmw shkoder velipoje aksident

bmw shkoder velipoje aksident

bmw shkoder velipoje aksident

bmw shkoder velipoje aksident

bmw shkoder velipoje
Makina e aksidentuar ne nje foto te vitit 2014

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen