Velipojë, restoranti në flakë pas
rrjedhjes së gazit, 4 rëndë/VDFOTO/Ja çfarë mbeti pas zjarrit tragjik në restorant

Shpërthimi i gazit në restorantin e Resortit “Fishta” në Velipojë ka shkaktuar këtë të premte të paktën 4 të plagosur.

Shkak sipas ISHTI është bërë rrjedhja e depozitës së gazit 1 mijë litra, e cila më pas u përfshi nga flakët. Depozita e gazit ndodhej e fshehur në bodrumin e resortit.

Lokali u shkrumbua plotësisht brenda pak minutave, ndërsa u rrezikua jeta e pushuesve të shumtë.
 
Ngjarja ka ndodhur në kompleksin "Fishta", në pronësi të ish-kandidatit të PDIU, Seit Fishta.  

Mes të plagosurve është edhe pronari i restorantit, Besnik Zejnuni 55-vjeç bashkë me djalin e tij, Hektor Zejnuni, 33-vjeç, të cilët ndodhen në gjendje kritike për jetën në QSUT, pasi u transportuan me urgjencë me helikopter.

E lënduar ka mbetur dhe një punonjëse ndërsa një vajzë, me profesion infermiere që ka ndërhyrë në momentin e parë, është asfiskuar nga tymi dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Sipas dëshmitarëve, fillimisht është dëgjuar një shpërthim dhe më pas ka nisur zjarri.

Akoma nuk dihet se si një depozitë me përmasa të tilla ka përfunduar në bodrumin e pallatit apo nga kush administrohej, por Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial bën me dije se nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Nga inspektimet që ISHTI bëri në vendin e ngjarjes rezultoi se bombolat e tjera të gazit janë në rregull dhe asnjë nga prej tyre nuk ka plasur dhe shkak ishte pikërisht rrjedhja nga kjo depozitë që mbahej e fshehur.

Në moment e shpërthimit, në restorant kanë qenë dhjetra pushues, të cilët janë larguar të tmerruar sapo kanë dëgjuar rrjedhjen e gazit nga pjesa e kuzhinës. Ata kanë rrëfyer momentin e tmerrit kur pronarët e lokalit vraponin për të bllokuar rrjedhjen dhe u përfshinë nga flakët. 

Shkaku i kësaj ngjarje konfirmohet edhe nga Agron Dibra, Shefi i zjarrfikësve të Shkodrës, i cili pohon se gjatë ndërhyrjes konstatuan depozitën në pjesën e bodrumit.

“Në spitalin e Shkodrës paraqiten dy pacientë, njëri me70% djegie tjetri me 10%, janë babë e birë, pronari dhe djali i tij. I është dhënë ndihma në spitalin rajonal Shkodër, dhe janë transportuar tek spitali “Nënë Tereza” te reparti i djegieve. Janë transportuar me helikopter. Janë dhe dy pacientë të tjerë që po trajtohen në spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje më të mirë”, tha Dibra.

Ndërkohë në pjesën e banakut të restorantit ishin edhe tre bombola të tjera të mbushura me gaz, të cilat i shikoni në pamje, që fatmirësisht nuk kanë shpërthyer.

Tashmë pritet edhe raporti përfundimtar i Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial për të sqaruar edhe rrethanat se si kjo çisternë ka përfunduar në bordumin e pallatit dhe përdorej prej restorantit.


 

i plagosur velipoje
(Një nga personat e lënduar nga shpërthimi i bombolës)

[gallery]23266[/gallery] 
[gallery]23265[/gallery]


Zhvillimet minutë pas minute nga zjarri në resort

Ora 18:50 ISHTI: Depozita e gazit e fshehur nën rërë, kallëzim penal
Inspektorati Teknik Shtetëror dhe Industrial ka sqaruar përmes një deklarate për mediat, shkaqet e rënies së zjarrit paraditen e sotme në një restorant në kompleksin "Fishta" në Velipojë. 

Sipas ISHTI, pronari i restorantit, Besnik Zejnuni, i cili po lufton me vdekjen, ka instaluar fshehurazi depozitën e gazit nën tokë, pa u pajisur me leje dhe për rrjedhojë edhe pa respektuar kushtet teknike të sigurisë.

Pikërisht nga cisterna ka pasur rrjedhje gazi dhe për pasojë u shkaktua zjarrin masiv i cili plagosi rëndë katër persona, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. 

ISHTI kërkon edhe bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, për shkeljet ligjore të konsumuara nga subjekti privat por edhe të tjerë biznese të cilët shkelin ligjin në përdorimin e gazit për gatim pa u pajisur me leje siç e parashikon ligji. 

Deklarata e ISHTI
Inspektore te ISHTI kane mberritur menjehere ne vendngjarje sapo jane informuar per ate qe ka ndodhur ne subjektin IL CAVALIERO me pronar Besnik Zejnuni ne plazhin e Velipojes. Pas verifikimeve nga inspektoret rezulton se subjekti ka te instaluar rez GLN me volum 1000 litra nentokesor (e mbuluar me rere ) jashte te gjitha kushteve teknike (poshte dyshemese se lokalit dhe afer shkalleve ), duke e bere te pamundur sherbimet e nevojshme teknike apo zhvendosjen e saj ne rast nevoje.

Keshtu ky subjekt ne kundershtim me detyrimet e ligjit 32/2016 Neni 7 pika 1 subjekti asnjehere nuk ka paraqitur kerkese ne ISHTI per regjistrimin e pajisjes, duke vene ne shfrytezim nje pajisje te jashteligjshme. Pas verifikimit rezulton se shkaku i eksplozionit me pasoje renien renien e zjarrit, eshte rrjedhja e gazit ne ambientet e brendshme te lokalit.

Kjo ka ndodhur per shkak mosrespektimit te kushteve teknike te instalimit.

Ne zbatim te ligjit 32/2016 dhe 10489 te gjithe operatoret ekonomik qe shfrytezojne pajisje nen presion mbajne pergjegjesi per sigurine teknike te instalimit si dhe kane detyrimin ligjor per paraqitjen prane ISHTI te dokumentacionit tekniko ligjor per regjistrimin e pajisjes. 

Duke iu referuar subjektit konkret rezulton se ky i fundit nuk ka plotesuar detyrimin ligjor ndaj ISHTI.

Ky subjekt nuk ka respektuar ligjin duke mos kerkuar apo bere deklarimin prane ISHTI per instalimin e kesaj pajisje nen presion. Ndaj ketij rasti u mor masa perkatese administrative sipas ligjit.

Nderkaq kryeinspektori i eshte drejtuar me nje shkrese drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit me nje shkrese zyrtare ku kerkon bashkepunim per realizimin e detyrave te funksionareve te ISHTI, sidomos per ato raste problematike. 

Ora 14:00 Saida Spahija e plagosura tjetër jashtë rrezikut për jetën
Saida Spahija, 19 vjeçe, pushuese nga Kosova ka mbetur gjithashtu e plagosur nga zjarri në restorant, por me dëmtime të lehta.

Gjendja e saj shëndetësore mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. 

Ora 13:00 Cisterna në bodrumin e restorantit pa leje
Shkak për zjarrin në restorant, sipas ISHTI është bërë rrjedhja e depozitës së gazit 1 mijë litra.

Depozita e gazit ndodhej e fshehur në bodrumin e resortit, ndërsa mësohet se nuk kishte leje për shtrytëzimin e saj.

Ora 12:30 Mjeku: Dy të lënduarit në gjendje kritike për jetën
Shefi i repartit të djegie-plastikës në QSUT, Gjergji Belba u shpreh se dy personat babë e bir ndodhen në gjendjet të rëndë për jetën. 

Sipas tij, ata kanë djegie të thella në trup. 

"Gjendja paraqitet kritike. Personat janë koshientë por nën efektin e qetësuesve. Ata ndodhen në rrezik për jetën. Pacientët kanë djegie të thella në trup", tha mjeku Belba. 



Ora 12:00 ISHTI: S'ka shpërthyer bombola, rrjedhje në çisternën e gazit
Inspektorati Shtetëror Teknik (ISHTI) ka reaguar pas zjarrit që përfshiu restorantin në Velipojë. 

Sipas ISHTI, asnjë nga bombolat në restorant nuk ka shpërthyer. Por, shkak si zjarrin dyshohet të ketë qenë një çisternë 1 mijë litërshe me gaz në bodrumin e resortit, për përdorim në kuzhinë.

Pikërisht rrjedhja e gazit sipas ISHTI ka shkaktuar edhe zjarrin. 

​Dyshohet se ka pasur rrjedhur gazi te kjo depozitë që ka bërë të mundur shpërthimin. 

Ora 11:50 Mbërrijnë në QSUT dy të lënduarit në gjendje të rëndë
Kanë mbërritur në QSUT me helikopter dy nga të lënduarit e shpërthimit të bombolës në Velipojë. Besnik Zejnuni  55-vjeç pronari i resortit dhe djali i tij H.Zenuni, 33 vjeç ndodhen aktualisht në QSUT dhe mësohet se kanë djegie të rënda në trup. 



[gallery]23268[/gallery]
Ora 11:20 Në restorant ndodheshin 3 bombola, nuk shpërthyen
Tre bombola ndodheshin në restorantin ku ra zjarri në resortin turistik në Velipojë, por fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk ka shpërthyer. 

Grupi hetimor i ngritur nga policia dhe inspektorët e ISHTI kanë verifikuar bombolat dhe asnjëra prej tyre nuk ka pasur rrjedhje gazi. 

Shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja nga cisterna 1 mijë litërshe në bodrumin e restorantit që përdorej për kuzhinën.


[gallery]23269[/gallery]
Ora 11:10 Policia: Tre persona të lënduar nga zjarri 
Në plazhin Velipojë te Kompleksi Fishta rreth orës 10:00 kemi marr njoftim se ka rënë zjarr në një lokal.

Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi Besnik Zejnuni 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dergohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Si dhe shtetasi H. Z. dhe shtetesja S. S. 19 vjeçe, të cilët po dergohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën.

Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të bejnë të mundur edhe evakuimin e banorëve.

Ora 11:00 Drejt Tiranës me helikopter edhe një i lënduar tjetër
Edhe një prej të lënduarve nga shpërthimi i bombolës dhe zjarri që ra në resortin turistik, do të transportohet drejt Tiranës me helikopter, pasi gjendja shëndetësore paraqitet e rëndë.  

Ora 10:35 Pushuesi tregon momentet e panikut: Flakët të jashtëzakonshme
Një pushues në plazhin e Velipojës ka rrëfyer për Report Tv momentet e panikut të rënies së zjarrit në kompleksin "Fishta" në Velipojë.

Ai u shpreh se zjarri nisi pas shpërthimit të bombolës në restorant, ndërsa tre persona janë nxjerrë nga brenda dhe janë transportuar me urgjencë në spital. 

"Isha rreth 100 m larg vendit ku ra zjarri. Zjarri ra në katin e parë të kompleksit "Fishta". Janë transportuar tre persona me urgjencë. Zjarri ishte i përmasave të mëdha dhe ka shkaktuar panik mes turistëve.

Zjarri është shuar në këto momente, paniku ishte i madh. Tre ishin personat që u transportuan me ambulancë në spital. Plasi bombola, flakët ishin të jashtëzakonshme. Shpërthimi ka prekur edhe kalimtarë të rastit. 

Për personelin e hotelit nuk dimë gjë. Zjarrfikësja erdhi me shpejtësi dhe personeli është transportuar me urgjencë në spital. Policia ishte në vendin e ngjarjes",
tha ai. 



/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen