Vrasje e dyfishtë në plazhin e Velipojës! Në kërkim dy vëllezër pronarë të hotel 'Holiday'! Viktimat ishin kunetër me njëri tjetrin! Zanafilla e krimit (EMRAT)

Shkodër- Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme (19 gusht 2024) në plazhin e Velipojës në Shkodër. Dy vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel "Holiday' kanë qëlluar me armë Arsid Hoxhën, 22 vjeç dhe Ersild Ishmin, 33 vjeç. Viktimat janë kunetër, Arsidi është vëllai i gruas së Ersildit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës. Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës por si pasojë e plagëve të marra të dy kanë humbur jetën në sallën e operacionit. Mësohet se Arsid Hoxha është qëlluar me 2 plumba, ndërsa Ersild Ishmi me 3 plumba. Të dy janë qëlluar në gjoks dhe në bark.

"Shkak i konfliktit ka qenë një debat mes viktimave dhe dy vëllezërve pronarë të hotel ‘Holiday’ në Velipojë" deklaroi drejtori i policisë së Shkodrës  Edmond Sulaj gjatë një prononcimi nga vendi ku ndodhi krimi.

Nëj grup i posaçëm hetimor po punon për dokumentimin ligjor të ngjarjes ndërsa janë ngritur postblloqe për arrestimin e dy vëllezërve Frroku

Çfarë ka ndodhur?

Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj ka treguar zanafillën e këtij krimi.

Njëri prej viktimave, Ersild Ishmi ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë mes kamarierit dhe kuzhinierit të hotelit në pronësi të dy vëllezërve. 33 vjeçari kishte shkuar në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Në këtë moment pistoletën ia ka hequr nga dora njëri prej pronarëve të hotel Holiday. Më 14 korrik Ishmi policia kishte arrestuar Ersildin dhe ndaj tij gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' 

Ngjarja e ka zanafillën në 28 qershor të këtij viti, ku në ambientet e hotel "Holiday' ka pasur debat mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij hoteli. Si rezultat i këtij debat i më 14 korrik 2024 policia e Shkodrës bëri të mundur arrestimin e Ersild Ishmi. Për shtetasin Ishmi i cili ishte autori i kanosjes me armë zjarri të kamarierit të hotelit kishte një masë ndalimi' sqaroi më tej drejtori i policisë. 

Ngjarja duket se nuk është harruar ngar 33 vjeçari, i cili ka marrë dhe kunatin e tij Arsid Hoxhën dhe kanë shkuar tek hoteli i dy vëllezëre Frroku ku gjatë konfliktit janë qëlluar me armë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
Drejtori i Policisë në Shkodër: Pronarët e një hoteli në Velipojë vranë dy të rinjtë pas një konflikti në lokal rreth 2 muaj më parë

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë bë Velipojë. Sulaj tha se vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, kanë vrarë me armë zjarri Ersild Ishimin dhe Arsid Hoxhën 22 vjeç. Shkak dyshohet një konflikt i nisur në hotelin "Holiday' në pronësi të dy vëllezërve  më 28 qershor.

‘Siç jeni në dijeni, jemi njoftuar se ka ndodhur një konflikt me armë zjarri në Velipojë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dhe më pas kanë gjetur vdekjen në spital Ersild Ishmi, 33-vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç.

Shkak dyshohet një debat mes dy viktimave dhe pronarëve të një hoteli Eduard dhe Gëzim Frrokut. Ngjarja e ka zanafillën në 28 qershor të këtij viti, ku në ambientet e hotel "Holiday' ka pasur debat mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij hoteli. Si rezultat i këtij debat i më 14 korrik 2024 policia e Shkodrës bëri të mundur arrestimin e Ersild Ishmi. Për shtetasin Ishmi i cili ishte autori i kanosjes me armë zjarri të kamarierit të hotelit kishte një masë ndalimi'’- tha Sulaj.

Ora 22:35
Zbardhen emrat e vëllezërve autorë të krimit të dyfishtë mbrëmjen e sotme në Velipojë, pronarë të një hoteli (EMRAT)

Janë zbardhur emrat e dy atentatorëve vëllezër që vranë me armë zjarri mbrëmjen e sotme dy persona në një lokal në Velipojë.

Vëllezërit janë Gëzim dhe Eduart Frroku të cilët janë në kërkim nga policia, pas vrasjes së Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm po në Velipojë ku njëri prej viktimave, Ersild Hoxha kanosi me armë zjarri një kuzhinier të një hoteli në pronësi të vëllezërve. 

Ora 22:27
Kush është 33-vjeçari që mbeti i vdekur sot në Velipojë, në qershor kanosi me pistoletë kuzhinierin e një lokali

1724096152_Screenshot6.jpg

Ersild Ishmi, 33-vjeç ka mbetur i vdekur sot pas një konflikti me armë zjarri në Velipojë. Viktimë ka mbetur edhe Arsid Hoxha. Ndërkohë në kërkim janë shpallur dy vëllezërit, Gëzim dhe Eduart Frroku, pronarë të hotel 'Lakaj'.

33-vjeçari rezulton se më 30 qershor 2024 ka kanosur me armë kuzhinierin e një lokali në Velipojë. Kjo pasi kuzhinieri, kishte pasi një konflikt me kushëririn e 33-vjeçarit.

Ishmi, pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u largua me shpejtësi, ndërsa policia iu vu në ndjekje.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Blerti: 20/08/2024 10:56

    Blerti cafi ka me jau mbyll hotel holiday Tash sekuestro komplet

    Përgjigju
    • Gzimi: 20/08/2024 21:56

      Safeti asht i fort se ka mbyt bashkjetusen e vet qe ta dish ti nipi i jem i ka than gjuj se skam frik Gjak per 3 vet kena me marr per nipin

    • Dobraci: 20/08/2024 21:15

      Kujdes mos te ju rruni topet ti e gzimi...ti do te jesh prej atyne qi i bleni cigaret blertit

    • O gzimi: 20/08/2024 16:08

      Njaq se e mbyt safetin qe ta gjujti nipin ne mes shkodres , edhe plus qe keta vlleznit skan pik fajit se ky ka dasht le shku me ju ba si I forte po rrini urte aty

    • Lajme: 20/08/2024 15:33

      Ai sdel per vete se ka frik se e veasin si ate ne dobraç + qe kta jane fis i madh dhe nuk është e leht te ja dalesh me fajin tend.

    • Gzimi: 20/08/2024 14:44

      Kena me i myt krejt jo ato po faret kena me i qit

  • laci: 20/08/2024 09:17

    ky eshte djali i moters i bledar cafit, ka qene djale shum problematik ne shkoder

    Përgjigju
    • laci: 20/08/2024 11:35

      viktima,eshte djali i moters

    • O laci: 20/08/2024 10:46

      Kush esht nipi bledar cafit? Autori apo viktima?

  • Ani: 20/08/2024 06:20

    Dmth po mos ta kishte liruar gjykata ky do ishte gjalle

    Përgjigju
    • Artan: 20/08/2024 08:44

      jo, po te mos bente si lac do te ishte gjalle! njerzes te mbaruar qe vetem per te bere sherr e kane mendjen. Te gjithe me pistoleta ne brez dhe ju duket vetja si i forte.

  • ylli: 20/08/2024 03:12

    VRITINI SI QENTE KU TI GJENI ,,TE FUTET RENEA,,VRITINI,,,,NUK KEMI PSE USHQEJME KOT DY KRIMINELE NE BURG ..

    Përgjigju
  • Iris: 20/08/2024 02:32

    Qe nga 28 Qershori e deri sot ne 19 Gusht,paskan zjere e valuar nga inati qe i gerryente perbrenga! Shqipot thjesht nuk e gelltisin dot merine dhe /Jo-ne/.

    Përgjigju
  • Gkdkskgkfksk: 20/08/2024 02:31

    Para nje muaj i kap me kobure pa leje dhe kercenim dhe pas 1 muaji ne arrest shpie dhe detyrimisht fillon prap avazin

    Përgjigju
  • AltinTop: 20/08/2024 01:04

    Ne qytetin e Velipojes thote Shefi…Ky nuk di te beje dallimin midis qytetit dhe fshtatit…imagjino cfare aftesishe ka.

    Përgjigju
  • Vonup: 20/08/2024 00:30

    Asht mush Shkodra me emna turqsh, a thu se s’ka emna t’bukur shqiptar! Arsid..Elsid.. Elsejd…. Pa pa!!!!

    Përgjigju
    • Koli: 20/08/2024 07:17

      Frroku or tej

  • Edi Rama: 20/08/2024 00:09

    Hall i madh prz. Shqiperia djep baruti, se sa e sa kokrra muti, i ka kap huti, e kush e kush njani tjetrit tia futi

    Përgjigju
  • kiri: 19/08/2024 23:31

    shqiperi te qofsha fale,,i thua plac te thote djale.....

    Përgjigju
  • AltinTop: 19/08/2024 23:13

    Gjithmone ka nje zgjidhje pa shkuar tek perdorimi i armes. Po kujt tja thuash..

    Përgjigju
  • Rroku: 19/08/2024 23:03

    LEXO POEZINE, TE KUPTOSH BAGETINE: Tan malok, me xhin e frrok, tan alltien e kan shok! Tan ka kruja, gjer n preshev, e kan ngran pas kokes kai lev! Tan bagti, tan hajvana, xhin e frrok larg i mbajna!

    Përgjigju
    • Frroku: 20/08/2024 08:26

      Pini ilaçet

    • Ndoca: 20/08/2024 00:14

      Içajo pen t mbretnoft o njeru artit! Rrespekt i nalt e mirnjohjet per içat perl ma nalt! T pershnesim ka hejmeli i bukun!

    • Llokumi: 20/08/2024 00:05

      Muhabete per bajata Ke harru Gjin Bua Shpata Nga vjen dhe Gjinokastra Gjon e gjin , gjin e gjon Ka per ti ble aj qe si don, Ne Shqipëri ka ik per lesh Po nuk e ke emrin Llesh Llesh e lesh, I kuq I zi, Mut ne jug, kak ne veri, Si ne lindje , perendim Iku per lesh vendi jot e vendi im, Vetem Spiron kush e preku, E ruan zoti e mban Greku, se per barcaleta I ka jugu hallet e veta, Ska ma Gjin e ska ma Gjon vetem Spiro, e Thomai jonê, Edhe Zeusi po te zgjohet Shqipëria Zor se bohet, Apolloni syte xixa xixa Zor se del Greku-nga kriza, Si Gjon ashtu dhe Gjin Kur vjen puna vet e din’

    • Spiros: 19/08/2024 23:50

      Lexo poezine dhe do e kuptosh injorancen tande: Tan shqiptaret me gjin e jorgo, krimin e dojne fort Por ndryshimi asht, qe ne veri, sna i kap kush vajzat me zort Tu mor spiros mor grek, kriminalitetin e kena si popull ne zemer e ne xhep Bandat e jugut te shqipnis, shpiken cdo gja, nga vrasjet, perdhunimet e deri te martesa me ropt e shpise

    • Or teeejjj: 19/08/2024 23:12

      O mor Rrok mor Rrok i zi Kur e shkruve ti kte poezi A kur ishe me bagti A kur ishe tu u dhi? Leni rrjetin Po kap vedin Rrok kodosh Me kaptinen bosh

  • Smart: 19/08/2024 22:55

    Iken turistat!!!

    Përgjigju
  • Bam e bum: 19/08/2024 21:27

    Bam andej e bum ketej ca behet keshtu or tej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë