Velipojë/ Xhepa: Do rishikohet harta, 'Stop' HEC-eve në zona të mbrojtura

SHKODËR-"Nuk do ketë ndërtim hidrocentralesh në zona të mbrojtura". Deklarata ka ardhur nga shefi i menaxhimit të zonave të mbrojtura Sulejman Xhepa nga Velipoja në ditën e bregdetit. Ai tha gjithashtu se po rishikohet harta e zonave të mbrojtura dhe se ka një prani ndërtimesh pa leje në këto zona të cilat kanë ndikuar negativisht në mjedis veçanërisht përgjatë liqenit të Shkodrës dhe bregdetit të Velipojës.

"Janë listuar të gjitha ndërtimet informale duke përfshirë edhe ndërtimet të cilat janë bërë brënda territorit të zonave të mbrojtura. Siç është liqeni i Shkodrës. Buzë liqenit ka mjaft ndërtime informale. Njëkohësisht edhe nga grykëderdhja e lumit Buna deri në grykëderdhjen në Velipojë si dhe brenda qytezës ka ndërtime të tilla.  Po bëhet klasifikimi, identifikimi dhe sistemimi si dhe do të merren masat e duhura.  Qëllimi, orjentimi dhe porosia e strukturave të shtetit është kjo: Nuk ka HEC-e në zonat e mbrojtura. Edhe me ligjin e ri të zonave të mbrojtura që është numër 81. 2017  e ka taksative në parqet kombëtare nuk lejohet ndërtimi i HEC-eve", tha Xhepa.

Ne kuadër të ditës se bregdetit u mbajt një aktivitet social kulturor në Velipojë ku u premtua angazhim në mbrojtjen e biodiversitetit.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja