PRISHTINE, 12 Shkurt/ATSH/-Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë në Gerdoc Rasim Selmani.
Kryetari Veliu ka shprehur gatishmërinë që Komuna përmes institucioneve të bashkëpunojë dhe ofrojë ndihmë për Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.
"Komuna është e gatshme të ofrojë përkrahje për Burgun e Sigurisë së Lartë, në sektorin e shërbimeve publike, por edhe të emergjencës", tha kryetari Veliu, duke potencuar se ky bashkëpunim dhe përkrahje ka të bëjë në gatishmërinë e ofrimit të shërbimeve nga Shërbimi i Zjarrfikësve, QKMF, por edhe në shërbimet publike, siç është mirëmbajtja e rrugës gjatë periudhës së dimrit.
Në takim u bisedua edhe për gjetjen e formës së financimit për rregullimit e rrugës, që shpie te burgu e që ishte dëmtuar në periudhën e ndërtimit të kësaj Qendre./a.g/