Veljanoski-Nishanit: Në Maqedoni
ndjeshmëri e lartë për ndëretnikët
"Ka një ndjeshmëri dhe kujdes të lartë për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, të cilat garantojnë stabilitet dhe mundësi për një jetë më të mirë për qytetarët". Kështu i ka thënë kryeparlamentari maqedonas, Trajko Veljanoski presidentit Bujar Nishani.
TIRANË - "Ka një ndjeshmëri dhe kujdes të lartë për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, të cilat garantojnë stabilitet dhe mundësi për një jetë më të mirë për qytetarët". Kështu i ka thënë kryeparlamentari maqedonas, Trajko Veljanoski presidentit Bujar Nishani sot gjatë një takimi në Presidencë në kuadër të vizitës zyrtare të Veljanoskit në vendin tonë.
Të dy bashkëbiseduesit ishin në një mendje, se rajoni po lë pas kohën e mosbesimit dhe se duhet të ndërtojë mirëbesimin, duke forcuar bashkëpunimin në planin dy dhe shumëpalësh përmes rritjes së shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, kulturore, nxitjes së mëtejshme të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave dhe zbatimit të projekteve madhore rajonale dhe më gjerë të infrastrukturës.
Ata ishin të të njëjtit mendim gjithashtu, se e ardhmja në paqe dhe stabilitet është bazë për një jetë të qetë dhe standarde evropiane të merituara për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
Presidenti Nishani u shpreh se Shqipëria i vlerëson marrëdhëniet me Maqedoninë të një rëndësie të veçantë dhe nënvizoi se këto marrëdhënie tona mund të jenë model për rajonin dhe më gjerë.
Presidenti, në vijim, e siguroi Kryeparlamentarin maqedonas se vendi i tij do të gjejë gjithmonë te Shqipëria një fqinj shumë të mirë dhe partner të besueshëm, i cili mbështet fort stabilitetin, prosperitetin dhe integrimin euro-atlantik të fqinjit të saj, që i konsideron shqiptarët e Maqedonisë kontributorë të zhvillimit të shtetit të tyre, duke vënë në dukje se Shqipëria i ka inkurajuar dhe inkurajon ata për veprime institucionale në mbështetje të demokracisë, shtetit ligjor dhe mbarëvajtjes së proceseve integruese në Maqedoni, ndërsa e cilësoi zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, plotësisht në interes të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.
Veljanoski tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në një nivel shumë të lartë dhe veçoi shpeshtësinë e takimeve të niveleve të ndryshme si shprehje të kësaj dinamike dhe gjithashtu, si shtysë për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes popujve dhe vendeve tona.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.4%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15