Ushtarët e Hamasit
Radioja e ushtrisë izraelite raportoi se vëllai dhe krahu i djathtë i liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, u takua gjithashtu me pengjet në Gaza.
Mediat izraelite raportuan se pengjet ai i ka takuar në tunelet e Rripit të Gazës dhe ka folur me ta në hebraisht.
Muhamed Sinwar është një komandant i lartë i krahut ushtarak të Hamasit dhe ishte i përfshirë në rrëmbimin dhe ndalimin e Gilad Shalit, një ushtar i IDF i mbajtur rob për pesë vjet në Gaza.
Shalit u lirua përfundimisht në vitin 2011 si pjesë e një shkëmbimi me mbi 1000 të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi liron edhe 12 pengje të tjera! Ankesa e Forcave izraelite: Armëpushimi është shkelur në Gazën Veriore









