Vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës, Leonard Koka ka patur përplasje të ashpra me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

SMS-të e sherrit janë zbuluar gjatë ditës së sotme. Leonard Koka përplaset me ministrin Bushati për emërime në diplomacinë shqiptare. Ndërsa në një moment, madje ai edhe e shan ministrin Bushati.

Ndërkaq, Leonard Koka ka pranuar se SMS-të janë autentike. Ai mësohet të jetë shprehur se biseda me ministrin në “ëhatsapp” është bërë rreth 1 orë para publikimit të lajmit mbi përplasjen.

Leonard Koka ka thënë se ministri Bushati është person i korruptuar dhe se merr para për emërimet në trupin diplomatik – ambasada dhe konsullata.

SMS-të mes Leonard Kokës dhe Ditmir Bushatit

Leonard Koka:
Mora vesh që ke ke thënë dje në Milano që konsullja që ka qenë para ka martua r4 here nje prostitutë! E vërtetë është? Prostituta e parë je ti. E dyta Blera që të jep lekë ty, e treta këtë që ke vënë dhe të katërtën e kupton vet, s'dua të ta them! Këto që të shkruaj bëji publike se po nuk i bëre ti, do t'i bëj unë kur të blesh ambientet e konsullatës në Milano. Që të mos kesh dyshime, Leonard Koka jam. 

Ditmir Bushati: Fshije këtë numër nga telefoni yt se më bën pis. Dhe po guxove të më shkruash më, do të çoj aty ku e kanë vendin njerëzit si puna jote. 

Leonard Koka: Të q***a r**bt. Unë nuk bëj pis rob që janë pplehra si ty ordinera.  

smste
(SMS-të mes Bushatit dhe Leonard Kokës)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com