Ardian Olldashi, vëllai i ish-deputetit të PD, Sokol Olldashi, ka ironizuar në Facebook rezultatet e dobëta elektorale të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.
 
Humbja e fundit e Bashës, ajo për bashkinë e Dibrës, duket se ka arritur pikun dhe ka vënë në pikëpyetje karrierën e tij politik.

Ardian Olldashi thekson se Bashës ia dhuruan PD-në (biçikletën e quan ai), duke kujtuar garën me Sokol Olldashin korrikun e 2013-ës, të fituar nga Basha në mënyrë të dyshimtë. Por, shton Olldashi, ai s'di t'i japë asaj, "biçikletës".  
 
"Lul o Lul, ty biçikletën ta dhuruan vëlla, por harruan që nuk dije ta ngasësh. Fundja, ç'faj ke ti se ta dhuruan", shkruan Ardian Olldashi. 

ardian olldashi
(Postimi në Facebook i Ardian Olldashit)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com