Vëllai i Olldashit: Disa duan të bëjnë 
si demokratë, po a bëhet kërriçi kalë?

Vëllai i Olldashit: Disa duan të bëjnë <br />si demokratë, po a bëhet kërriçi kalë?
TIRANE - Ardian Olldashi, vëllai i ish-deputetit demokrat Sokol Olldashi ka dashur të sqarojë për publikun postimin e dy ditëve më parë në rrjetin social Facebook, kur publikoi fjalimin që Olldashi kish mbajtur në Kuvend dhe që video ishte fshirë nga interneti.

Ardian Olldashi shkruan se vëllai i tij vdiq si demokrat, siç ishte që në embrion, ndërsa flet ndryshe për të tjerë, që sipas tij përpiqen të bëhen demokratë me pahir. “Bëhet kërrici kalë?”, -shkruan vëllai i ish-ministrit të Transporteve, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në nentor te 2013-es.

Në këtë reagim Ardian Olldashi i referohet shkrimit të botuar në opozita.com me titullin: Lajthit vëllai i Sokol Olldashit: “Kush po i zhduk videot e heroizmave të Kolit nga You-Tube”.

Ai thotë se në 8 vite që vëllai i tij ka qenë në poste qeveritare, personalisht nuk ka shfaqur kurrë qëndrime politike dhe as ka përfituar asgjë.

“Unë personalisht nuk kam shfaqur kurrë qëndrime politike. Në tetë vite poste qeveritare të tim vëllai nuk ma dinte njeri fytyrën. Kam fituar dhe fitoj me djersë bukën e përditshme, ndërkohë që dikush tjetër do ishte përlyer deri në grykë me allishverishe në vendin tim”, shkruan Ardian Olldashi.
 
Ai shkruan edhe për foton me çiftin Rama ndërsa merr ngushëllimet e tyre për vdekjen e Olldashit. Duke cituar këtë frazë të opozita.com “shikoni vëllain e Olldashit me çiftin Rama. Ore aq demokrat ndoshta nuk ishte”, Ardian Olldashi thotë:

 “Sa për çiftin Rama dhe mijëra e mijëra qytetarë të tjerë, jam mirënjohës për njerzillëkun e tyre, për empatinë e tyre, për aftësinë e të ndjerit sado pak dhimbjen tonë në zemrat e tyre. A jam dakord me ta politikisht? S’ka çi duhet njeriu. Ne jemi shqiptarë dhe respektojmë këdo që na vjen në të mira e të këqija”.

Komenti i plotë i Ardian Olldashit:
Të nderuar bashkëkomentues, pasi vura në faqen time të FB këtë fjalim të fundit të tim vëllai, në formë private dhe vetëm për miqtë, jam sulmuar dhe ofenduar nga një palo opozita.com. Opozita.com kishte vënë një artikull me foto timen në momentin që çifti Rama më ngushëllon gjatë ceremonisë funebre. Lajthit vëllai i Sokol Olldashit: “Kush po i zhduk videot e heroizmave të Kolit nga You-Tube”, ky ishte titulli.

Doja, gjithmonë nëse më lejoni të sqaroja nja dy pika. Së pari është vjedhje informatike të futesh e të marrësh informacione në faqet e të tjerëve. Por kush e humbi turpin që ta gjejnë ata. E dyta, qëllimisht është vënë një foto ku jam unë duke marrë ngushëllimet njerëzore të çiftit Rama. Përse? Për t’i dhënë të kuptojnë palo financuesve të këtij siti pacavure, “shikoni vëllain e Olldashit me çiftin Rama. Ore aq demokrat ndoshta nuk ishte”.

Por im vëlla vdiq si demokrat, demokrat në embrion, në qelizë, ata duan të behen me pahir. Bëhet kërrici kalë? Unë personalisht nuk kam shfaqur kurrë qëndrime politike. Në tetë vite poste qeveritare të tim vëllai nuk ma dinte njeri fytyrën. Kam fituar dhe fitoj me djersë bukën e përditshme, ndërkohë që dikush tjetër do ishte përlyer deri në grykë me allishverishe në vendin tim. Sa për çiftin Rama dhe mijëra e mijëra qytetarë të tjerë, jam mirënjohës për njerzillëkun e tyre, për empatinë e tyre, për aftësinë e të ndjerit sado pak dhimbjen tonë në zemrat e tyre.

A jam dakord me ta politikisht? S’ka çi duhet njeriu. Ne jemi shqiptarë dhe respektojmë këdo që na vjen në të mira e të këqija. Por e keqja, e cila mendoj se është një pemë e frikshme i paska rrënjët në zemra të zeza kafshësh me fytyra njeriu, kriminelë me kostum, maskarenj me autoritet, derra me njëzet flamure. Ju kërkoj ndjesë për kohën që ju mora

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)