Suel dhe Mario Çela
Mario Çela, vëllai i Suel Çelës u ekstradua mbrëmjen e djeshme nga Belgjika.
Policia e Shtetit, përmes një reagimi zyrtar, deklaroi se Mario Çela u ekstradua në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.
Ekstradimi u finalizua nga bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve në Belgjikë.
Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat".
"Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit:
M. Ç., 37 vjeç, lindur në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat"., thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmi kryesor:
Akuzohet nga SPAK për vrasje e trafik droge, ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës
Komente







