Vëllai iu plagos me dy plumba në Bathore, kush është Flamur Hida i dënuar për vrasjen e biznesmenit italian në ‘98

Vëllai iu plagos me dy plumba në Bathore, kush është Flamur Hida i dënuar për vrasjen e biznesmenit italian në ‘98

1699003613_hida.JPG

Agim Hida ka mbetur i plagosur me 2 plumba mbrëmjen 3 nëntorit në afërsi të kryqëzimit të Bathores në Tiranë. 46-vjeçari është vëllai i Flamur Hidës, i cili është akuzuar për grabitjen e më pas vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi më 1998. Flamur Hida u arrestua 11 vite më vonë më 2009, ndërsa e mohoi se ishte vrasës me pagesë edhe pse atij iu sekuestruan tri pistoleta me silenciator në cilësinë e provës materiale.

Flamur Hidha njihej edhe si anëtari i bandës së Yzberishtit. Flamur Hida ishte në kërkim prej 27 janarit 1998, kur me dy vëllezërit, Fatmir dhe Fiqiri Avdillari, akuzohet të ketë grabitur dhe vrarë biznesmenin italian Stefano Rossi. Dy miqtë e tij, Fatmiri është vrarë në Greqi, kurse Fiqiri është në burg për vrasje si hakmarrje për ekzekutimin e të vëllait.

Lindur më 16 gusht 1980, “Lenci”, nofka me të cilën njihej Hida. Policia pranoi se i shumëkërkuari e kishte vështirësuar shumë kapjen e tij, për shkak të përdorimit të identitetit të rremë. Për më tepër, policia nuk posedonte asnjë fotografi të tij të azhurnuar, sepse në kohën kur ky person ka qenë fillimisht i shpallur në kërkim, ishte i mitur.

Flamur Hida, në bazë të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 13 tetor 1998, ishte dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale te “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” si dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Pas trazirave të vitit 1997, kur krimi mori pushtet të mirëfilltë, atëherë 17-18 -vjeçar, Flamur Hida, në bashkëpunim me Avdillarin kryen vjedhjen me pasojë vdekjen të shtetasit italian Stefano Rossi. Hida fillimisht mori dënimin me 12.5 vjet burgim, por më tej ai është dënuar sërish.

Gjykata e Apelit Tiranë, më datë 28 janar 2002, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprat penale të “vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim”, ndaj qytetarëve Bedri dhe Agim Ago. Po ashtu, me vendimin e datës 18 Korrik 2007, të Gjykatës së Rrethit Tiranë, Hida është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Plagosjes me dashje” dhe të “armëmbajtje pa leje” ndaj Aqif Lamit. Në operacionin e koduar “I harruari”, u sekuestruan përveç një arsenali të tërë armësh dhe një certifikatë personale e falsifikuar që përdorte Flamur Hida si mjet identifikimi, me identitet tjetër, të rremë.


Lajmi kryesor:

Atentati në Bathore, 46-vjeçari u qëllua teksa ishte në lokal! Hakmarrja pistë hetimi, i vëllai i akuzuar për vrasjen e një biznesmeni italian


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë