Atentati në Bathore, 46-vjeçari u qëllua teksa ishte në lokal! Hakmarrja pistë hetimi, i vëllai i akuzuar për vrasjen e një biznesmeni italian

TIRANË-  Atentati i ndodhur mbrëmjen e të enjtes në kryqëzimin e Bathores ku mbeti i plagosur 46-vjeçari Agim Hida, dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje. Kjo është pista kryesore që po heton policia, duke iu referuar faktit se objektivi i sulmit me armë, është vëllai është Flamur Hidës, i arrestuar në vitin 2009 dhe i dënuar për disa krime mes të cilave edhe vrasjen e biznesmenit Italian Stefano Rossi.

Policia ka marrë në pyetje Agim Hidën në spital, ku ai është shprehur se ka qenë errësirë dhe nuk i ka parë autorët të cilët qëlluan me armë ndaj tij. Grupi hetimor ka vendosur ta rimarrë në pyetje 46-vjeçarin për të sqaruar të tjera detaje pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore pasi ka marrë 2 plumba në këmbë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, ai ka qenë i ulur në lokal kur një prej autorëve që lëviznin me motor e qëlloi me armë nga një distancë e afërt.

Në komisariatin nr. 5 janë shoqëruar dëshmitarë okularë dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, të cilët nuk e kanë ndihmuar hetimin me dëshmitë e tyre. Nga verifikimet e policisë, vëllai i të plagosurit, Flamur Hida, është arrestuar më 22 maj 2009, në rrugën “Komuna e Parisit” ku iu sekuestruan edhe tri pistoleta me silenciator. Një nga akuzat ndaj Hidës, ishte edhe grabitja e vrasja e biznesmenit italian Stefano Rossi, e kryer në bashkëpunim me dy vëllezërit, Fatmir dhe Fiqiri Avdillari.

Sipërmarrësi që kishte ardhur me familjen dhe kishte hapur një fabrikë këpucësh në zonën e Yzberishtit, u ekzekutua më 27 janar 1998, pasi kishte tërhequr nga banka 22 milionë lireta dhe po shkonte për të ndarë pagat e punëtorëve në biznesin e tij. Flamur Hida dyshohej si vrasës me pagesë dhe ishte akuzuar edhe për të paktën dy vrasje të tjera.

1699008693_Screenshot2.jpg

Vendi ku ndodhi atentati dhe i plagosuri Agim Hida 
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:46
Del FOTO, ky është 46-vjeçari që iu bë atentat në Bathore

1699008529_agimhida.jpg

Report Tv sjell foton e 46-vjeçarit Agim Hida, i cili i shpëtoi mbrëmë një atentati në kryqëzimin e Bathores. Ai ka qenë i ulur në një lokal aty pranë kur një prej autorëve që lëviznin me motor e qëlluan me armë nga një distancë e afërt duke e lënë të plagosur.

Policia nuk ka ende një pistë konkrete për ngjarjen, por verifikimet kanë nisur për të kaluarën e vëllait të tij, Flamur Hida, pasi disa vite më parë është akuzuar se ka kryer një vrasje në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Ora 10:38
Vëllai iu plagos me dy plumba në Bathore, kush është Flamur Hida i dënuar për vrasjen e biznesmenit italian në ‘98

1699003613_hida.JPG

Agim Hida ka mbetur i plagosur me 2 plumba mbrëmjen 3 nëntorit në afërsi të kryqëzimit të Bathores në Tiranë. 46-vjeçari është vëllai i Flamur Hidës, i cili është akuzuar për grabitjen e më pas vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi më 1998. Flamur Hida u arrestua 11 vite më vonë më 2009, ndërsa e mohoi se ishte vrasës me pagesë edhe pse atij iu sekuestruan tri pistoleta me silenciator në cilësinë e provës materiale.

Flamur Hidha njihej edhe si anëtari i bandës së Yzberishtit. Flamur Hida ishte në kërkim prej 27 janarit 1998, kur me dy vëllezërit, Fatmir dhe Fiqiri Avdillari, akuzohet të ketë grabitur dhe vrarë biznesmenin italian Stefano Rossi. Dy miqtë e tij, Fatmiri është vrarë në Greqi, kurse Fiqiri është në burg për vrasje si hakmarrje për ekzekutimin e të vëllait.

Lindur më 16 gusht 1980, “Lenci”, nofka me të cilën njihej Hida. Policia pranoi se i shumëkërkuari e kishte vështirësuar shumë kapjen e tij, për shkak të përdorimit të identitetit të rremë. Për më tepër, policia nuk posedonte asnjë fotografi të tij të azhurnuar, sepse në kohën kur ky person ka qenë fillimisht i shpallur në kërkim, ishte i mitur.

Flamur Hida, në bazë të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 13 tetor 1998, ishte dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale te “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” si dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Pas trazirave të vitit 1997, kur krimi mori pushtet të mirëfilltë, atëherë 17-18 -vjeçar, Flamur Hida, në bashkëpunim me Avdillarin kryen vjedhjen me pasojë vdekjen të shtetasit italian Stefano Rossi. Hida fillimisht mori dënimin me 12.5 vjet burgim, por më tej ai është dënuar sërish.

Gjykata e Apelit Tiranë, më datë 28 janar 2002, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprat penale të “vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim”, ndaj qytetarëve Bedri dhe Agim Ago. Po ashtu, me vendimin e datës 18 Korrik 2007, të Gjykatës së Rrethit Tiranë, Hida është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Plagosjes me dashje” dhe të “armëmbajtje pa leje” ndaj Aqif Lamit. Në operacionin e koduar “I harruari”, u sekuestruan përveç një arsenali të tërë armësh dhe një certifikatë personale e falsifikuar që përdorte Flamur Hida si mjet identifikimi, me identitet tjetër, të rremë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/11/2023 22:51

    Fajin e ka drejtesia.Si e denon me 12 vjet nje person qe ka bere vrasje?! Vertet vjedhja eshte motivi i pare dhe i akuzuari ka qene adoleshent,por pasojat ishin vrasje.Ky minimumi duhej te denohej 25-30 vjet,pa te drejte ulje e falje. Nje pyetje kam:Ato denimet qe morri me vone, mos ja bashkuan valle,apo do t'i vuaje njera pas tjetres te pa bashkuara?

    Përgjigju
  • AAA: 03/11/2023 13:32

    Te gjitha keto ngjarje e kane burimin ne vitet '97 - '98 ku nen udheheqjen e nfritur te kriminelit Sali Berisha u hapen depot e armatimit te ushtrise dhe u armatosen , kryesisht elementet me te rrezikshem te shoqerise.Grupimi i tyre krijoj bandat,per te cilat ka dijeni cdo shqiptar.Sigurisht , kontradiktat e lindura ne mes grupeve ka sjell si pasoje vrasjet.Ata po denojne njeri tjetrin,por jam dakort qe edhe shteti ta intensifikoje denimin e tyre.

    Përgjigju
  • sapa: 03/11/2023 12:21

    Te gjitha keto lajme kane nje emer:shteti i se drejtes ne shqiperi eshte i vdekur dhe do jete i tille edhe per 100 vjet!Cdo vrasje ,cdo konflikt e ka burimin tek kjo drejtesi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë