Vëmendje, mund dhe punë! Propozime dhe njohje të reja / Nëse keni një konflikt apo mosmarrëveshje mbylleni këtë javë, pasi… Horoskopi javor 25 shtator – 1 tetor nga astrologu Jorgo Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla, duket se java e fundit e muajit shtator është një javë e rëndësishme ku kërkohet, vëmendje, mund dhe punë! Java fillon me një trekëndësh të Jupiterit me Mërkurin, i cili do të ndikojë tek të gjitha shenjat duke na bërë optimist, na sjell prespektiva shumë të mira për marrëveshje të reja, propozime, njohje, gjithashtu një dhuratë e rëndësishme do të na ofrohet në çështje pune dhe karriere. Përfitimet dhe favorizimin më të madh në këtë ndikim do ta ketë shenja e Demit, Virgjëreshës dhe Bricjapit. Ndërsa ditën e martë kemi Hënën në Ujor, ku fokusi më i madh do të jetë puna, duke na dhënë një mundësi shumë të mirë për të stabilizuar çdo problematikë që mund të kemi në lidhje me të. Më datën 28 shtator duket se Hëna në shenjën e Peshqve kërkon pak vëmendje, do të jetë një ditë me “mjegull”. Kujdes në bisedime! Ditën e premte, më datë 29 shtator, kemi Hënën e plotë të këtij muaji, e cila do të ndikojë në zhvillime lidhur me çështjet ligjore dhe marrëdhëniet shpirtërore. Do të jëtë një kohë ku do të kujtohen trazirat e së shkuarës… Nëse keni probleme me ligjin, probleme konfliktuale në punë apo shoqëri, mundohuni t’i zgjidhni pikërisht këtë javë, pasi ndikimet sidomos pas ditës së premte do të jenë favorizuese në këtë drejtim. Kjo periudhë është shumë e rëndësishme, pasi keni mundësinë për të mbyllur çështje të mëdha.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin e detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e fundit të muajit Shtator.

Dashi

Për ju të shenjës së Dashit është një moment mjaft pozitiv, përsa i përket kësaj javë shumë të rëndësishme për ju. Keni gjëra të mëdha në lidhje me ekonominë, në lidhje me ndryshime të mëdha që do të keni tani e tutje, pasi ju keni të gjitha mundësitë për stabilizim. Por duhet patur kujdes, pasi në lidhje me punën mund të mos jetë ajo që ju prisnit. Eshtë momenti i duhur për të bërë disa takime pune. Është koha perfekte e zgjidhjes së problemeve që ju keni! Eshtë momenti më i mire, me pozitiv i qenë ndonjëherë për të mbyllur konflikte të vjetra. Fokusi më i madh i javës për ju është ekonomia, do të keni disa ndryshime financiare të cilat sot mund të mos kenë shumë rëndësi, por nesër do të marrin një kuptim tjetër… Nga mesi i javës mund të merrni një ofertë… Për ata që ndodhen në diapsorë, duhet të interesohen për disa dokumente të harruara, pasi ka ardhur momenti që mund të mbyllni një çështje të rëndësishme dokumentacioni. Në çështjet shpirtërore, kujdes mos u nxitoni!

Demi

Gjithmonë është një hap përpara Demi në çështje të rëndësishme. Demi i 10-të ditëshit të parë ka favorizime të mëdha në ekonomi. Mundohuni të menaxhoni sa më mirë kohën tuaj! Është një javë e rëndësishme në vendimmarrje, është një javë e rëndësishme ku pse jo, një njohje e re mund të ndryshojë shumë gjëra… është një javë e mirë gjithashtu në takime të rëndësishme në fushën e biznesit. Edhe pse keni pasur disa probleme në dokumentacion që nuk keni patur mundësi që t’i zgjidhni, veproni, pasi duket se tani ka ardhur koha e duhur! Përgjatë kësaj jave mund të merrni një dokument që do t’ju gëzojë shumë. Është kohë e mirë e stabilizimit dhe vazhdimësisë, momenti më i mirë për të mbyllur çdo problematikë. Jeni perfekt në atë që bëni, jeni perfekt në atë që doni të realizoni, pikërisht tani është momenti i duhur për gjërat që doni të bëni. E nisni javën me mbarësi, marrëveshje të reja, propozime, njohje të reja… Pak vëmendje do të bëni nëse keni ndërmend që të lëvizni nga një vend në tjetrin. Mos u nxitoni, peshoni mirë çdo hap që bëni! 

Binjakët

Koha ka treguar se jeni më shumë fat në anën ekonomike. Tani ka ardhur momenti që ju të përfitoni në çështjet ekonomike-financiare. Kujdes në një blerje! Me marrjen e një kredie ju të Binjakëve të 10-të ditëshit të parë duket se do të keni mundësi për të zgjidhur gjëra të pazgjidhura më përpara në investime që do të bëni, të cilat janë investime për të ardhmen dhe do të dilni shumë të fituar në këtë aspekt. Është një periudhë me ndikime shumë favorizuese në punën tuaj, në karrierë, vendime e ndryshime që do të keni tani e tutje, janë ndryshime pozitive e favorite. Nuk ka vend për t’u shqetësuar, nëse nuk ndodh diçka apo ndodh jo ashtu siç ju e kishit menduar. Është një periudhë shumë e mirë ku çdo gjë do të shkojë në ‘vendin e vet’, ndaj nuk keni pse merakoseni. Është një javë e mbarë për ju në të gjitha fushat! Për ata që ndodhen jashtë është një moment shumë i mirë për marrjen e një vendimi në lidhje me punën aktuale, ose një ndryshim në një punë të re.

Gaforrja

Për Gaforrret, Hëna në Ujor jep mundësi dhe ju ndihmon për të zgjidhur probleme të pazgjidhura më parë. Do të bëheni objekt bisede në një çështje familjare, mund të jetë një leje ndërtimi, mund të jetë një kontratë apo dokument i pa marrë… kujdes, mund të jetë një javë e trazuar në këtë drejtim. Kujdes në çështjet ligjore! Duhet të trokisni në derën e duhur, pasi koha dhe momenti është shumë i mirë për të vepruar, por kërkon zgjuarsinë dhe maturinë tuaj. Mos u nxitoni! Takimi me njerëz të duhur, me njerëz të rëndësishëm mund të ndryshojë shumë gjëra për ju! Keni të gjithë mundësinë për të zhvilluar qëllimet dhe synimet tuaja. Në fushën e punës dhe karrierës keni mundësinë për të realizuar diçka shumë të madhe me sukses. Ndërsa në anën shpirtërore jeni shumë fajtorë, keni nevojë që dikush t’ju tërheqë veshin… mos lini pas dore partnerin/ren apo familjen tuaj!

Luani

E nisin javën me ndryshime, me surpriza Luanët, trekëndëshi i Mërkurit me Jupiterin ndikon në optimizëm, marrëveshje të reja. Keni një mundësi shumë të madhe nga një çështje ekonomike-financiare ku do të bini në ujdi për kontratën që do të bëni, mesi i javës është më pozitiv. Duke patur parasysh ekonominë, vendime të mëdha që do të merrni, mund të themi se java e fundit e muajit do të jetë shumë fitim prurëse për të ardhmen. Me plot bindje mund të thuhet se kjo është java më e mirë për ju e këtij muaji. Kjo periudhë është shumë e mirë me rezultate të shkëlqyera në punën tuaj, është një moment që ju vërtetë dini se ku doni të shkoni dhe arrini. Jeni me fat edhe pse, çelësi i suksesit është se ju jeni të qartë me veten tuaj dhe me atë që dëshironi të bëni. Nuk përjashtohet mundësia e një ndryshimi në fushën e punës, i cili do të jetë në të mirën tuaj. Ndërsa për Luanët që janë në diasporë kanë një ndikim shumë favorit në blerje, është moment shumë i mirë për investime, qoftë të vogla apo të mëdha.

Virgjëresha

Duket se e ka mundësinë Virgjëresha për ndryshime të mëdha në ekonomi. Një moment mjaft pozitiv që ka të bëjë në një çështje me jashtë, do të marrin një dokument ku gëzimi është i papërshkrueshëm, duke patur parasysh dhe anën ekonomike financiare, duke patur parasysh edhe kohën dhe momentin e duhur për stabilizimin, për punën, për karrierën, është një mundësi shumë e mirë në zgjidhjen e gjithçkaje që juve ju përket. Nëse mbani këtë drejtim, do arrini majat, që nga punëtori i thjeshtë deri tek sipërmarrësi. Keni shumë shance në këtë javë! Mos humbisni asnjë moment, veproni dhe do të dilni të fituar, shfrytëzojeni në maksimum këtë javë! Pozicionimi planetar do të jetë në favorin tuaj! Dita e mërkurë do të jetë një ditë shumë e mirë për të bërë takime dhe biseda të rëndësishme. Në çështjet shpirtërore jeni me shumë fat, jeni të përkushtuar në lidhjet tuaja dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim.

Peshorja

Kanë shance shumë të mira Peshoret këtë javë. E nisin javën me shumë mundësi, sidomos në çështje biznesi ku do të marrin një ofertë shumë të rëndësishme. Gjithashtu është momenti juaj për të bërë një shitje, mund ta realizoni me sukses ditën e premte. Më datën 29 shtator keni Hënën e plotë të muajit në shenjën tuaj që do të bëjë të arrini atë që dëshironi, keni mundësi për të stabilizuar anën ekonomike financiare, keni mundësi për të bërë disa takime tepër të rëndësishme. Është koha, është momenti ideal për të nisur diçka të madhe dhe për të stabilizuar gjithçka që dëshironi. Në çështjet që kanë të bëjnë me udhëtimet me jashtë, një dokument ka shance që ta merrni në fund të kësaj jave. Në lidhje me disa ndryshime të njëpasnjëshme në punën tuaj është një mundësi shumë e mirë, sepse çdo gjë realizohet, çdo gjë arrihet falë suksesit dhe zgjuarsisë tuaj në fushën e karrierës, në fushën e ndryshimeve edhe pse mund të keni pasur probleme pune të cilat marrin zgjidhje pikërisht tani. Në çështjet shpirtërore pak kujdes nga grindje që mund të ndodhin pa kuptim.

Akrepi

Përsa i përket Akrepëve, mund të ndryshojnë shumë gjëra në fushën e ekonomisë, mund të ndryshojnë në fushën e dashurisë... Keni të gjitha mundësitë në lidhje me punën, me karrierën, në lidhje me ndryshime të mëdha që do të keni tani e tutje. Meqënëse java fillon e mbarë në atë që doni të bëni, në atë që keni ndërmend për të realizuar dhe është pikërisht ky moment, momenti i vazhdimësisë dhe dashurisë, i respektit, reciprocitetit përsa i përket karrierës, sepse ju keni lindur për karrierë dhe jeni shumë të fokusuar në këtë aspekt. Edhe pse mund të keni patur disa problematika, por të cilat janë thjesht kalimtare. Këtë javë do të merreni shumë me punën tuaj aktuale, keni vendime të rëndësishme për të marrë, të cilat do të ndikojnë shumë në të ardhmen. Në çështjet shpirtërore bëni pak kujdes! Nëse keni një çështje dokumentacioni apo një çështje ligjore të hapur, mundohuni ta mbyllni këtë javë, pasi ndikimet janë tepër pozitive.

Shigjetari

Mund të themi se Shigjetarët kanë gurin dhe arrën në dorë, sepse tani ka ardhur momenti përsa i përket punës, përsa i përket vendimeve që ju merrni, janë vendime historike në lidhje me karrierën. Ju që jeni jashtë në Europë, nëse keni ndërmend për të lëvizur nga një vend në tjetrin, o bëhet këtë javë o nuk bëhet kurrë. Është një moment kaq i mirë dhe pozitiv me ndikime favorite planetare. Koha dhe momenti kur ndodhin fenomenet është e rëndësishme. Do të keni mundësi përgjatë kësaj jave të realizoni gjëra të mëdha në fushën e karrierës tuaj. Është koha ideale për stabilizimin ekonomiko-financiar, ju në fakt nuk keni pasur dhe as keni për të patur probleme ekonomike, pasi ju dini se ku doni të shkoni, qëllimet tuaja në këtë drejtim janë gjithmonë të qarta. Ekonomia është fokusi juaj kryesor. Në çështjet shpirtërore kushtojini vëmendje lidhjes tuaj, kujdes nga ndryshime të papritura!

Bricjapi

Pikën e dobët, ose atë që presin për ta realizuar është ekonomia, stabilizimi i saj. Përsa i përket marrjes së një vendimi të rëndësishëm, mund ta merrni. Edhe pse kjo javë është shumë intensive për ju, është një javë sulmuese, është javë e artë për të gjitha shenjat por në kohën e caktuar. Kjo e hënë e fillim javës do të jetë me tepër rëndësi, nëse ju merrni një letër dhe një laps dhe shënoni gjërat pikësynimet tuaja ku doni të arrini, do të jetë gjysma e punës. Nisni këtë javë të mendoni seriozisht për aty ku dëshironi të jeni!  Është një kohë me ndikime mjaft pozitive në lidhje me ndryshime që do të bëni tani e tutje, pasi jeni në ndikimin e një trekëndëshi të rrallë që bën Mërkuri me Jupiterin. Është një javë ku ajo që do të nisni do të ketë prespektivë. Bricjapët e 10-të ditëshit të dytë kanë mundësi të marrin një propozim të rëndësishëm. Diçka e madhe pritet të ndodhë për Bricjapët! Në çështjet shpirtërore keni mundësinë e stabilizimit në favorin tuaj, ashtu si ju dëshironi. Nga mesjava keni mundësinë e një takimi të rëndësishëm.

Ujori

Tek ekonomia do të fokusohen Ujorët këtë periudhë. Në lidhje me ekonominë është një mundësi shumë e mirë tani që çdo gjë të shkojë mbarë, çdo gjë do realizohet me dëshirën tuaj dhe momenti juaj ideal është pikërisht tani. Në lidhje me disa udhëtime apo dokumentacione që doni të bëni, tani është një kohë shumë e veçantë sidomos për bashkimet familjare. Përgjatë kësaj jave është mirë që të mbyllni çështje të lëna pezull, edhe pse mund të mos kenë shumë urgjencë është mirë që të mbyllen këtë javë, pasi ndikimet janë shumë favorite për t'ja u bërë gjërat më të lehta. Është një javë ku rastësitë apo takime me njerëz të rëndësishëm nuk do mungojnë. Është një mundësi shumë e mirë tani përsa i përket karrierës dhe ekonomisë, por në anën tjetër mundohuni që të zgjidhni një konflikt apo një keqkuptim, pasi keni të gjithë mundësinë e stabilizimit dhe rikuperimit të marrëdhënieve ndërpersonale.

Peshqit

Keni të gjithë mundësinë në lidhje me punën, në lidhje me karrierën, në lidhje me ndryshime të mëdha që do të keni tani e tutje... janë ndryshime favorite ekonomike-financiare. Ju hapen dyer të reja për punën dhe karrierën tuaj, i keni të gjitha mundësitë për të parë se ç'do të bëni. Ditën e mërkurë keni Hënën në shenjën tuaj, ju ndihmon jashtë mase dhe ndikimi më i madh ka të bëjë me anën financiare ku do të zgjidhni një ngërç që keni patur para disa kohësh. Është momenti ideal për t'u fokusuar tek ana ekonomike, tek vazhdimësia, sepse keni patur disa probleme, për të cilat ka ardhur koha e zgjidhjes së konflikteve të vjetra me persona të ndryshëm në punën tuaj. Për ju që nuk jeni në një punë stabël dhe jeni në kërkim, keni shumë shance që këtë javë të merrni një përgjigje pozitive. Është një javë shumë e mirë në fushën e punës, por dhe të dokumentacioneve. Në fushën shpirtërore një problem apo një çështje në dilemë duket se qartësohet dhe merr zgjidhje këtë javë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Romeo Kara: SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh në majë të paraleles! S’ka lënë të zezë pa bërë, del e shet dokrra

Romeo Kara: SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh në majë të paraleles! S’ka lënë të zezë pa bërë, del e shet dokrra