'Vend ideal për vegjetarianët e adhuruesit e mëngjeseve të vona', Tirana mes 10 kryeqyteteve më të mira evropiane për ata që shijojnë ushqimin

'Vend ideal për vegjetarianët e adhuruesit e mëngjeseve të vona', Tirana mes 10 kryeqyteteve më të mira evropiane për ata që shijojnë ushqimin

Nëse doni të pushoni e në të njëjtën kohë të konsumoni ushqim të mirë, atëherë drejtohuni Tiranës. Kjo është ftesa që 'Uswitch', i bën atyre që shijojnë ushqimin, duke e renditur Tiranën në vendin e 4 mes 10 kryeqyteteve më të mira evropiane. Tirana është vlerësuar me 78.76 pikë nga 100 në total, ndërsa vlerësimi u bë duke marrë parasysh të dhënat për: ushqimin vegjetarian, kafenetë, Pub-et, ushqimi i shpejtë, mëngjesi i vonë, çmimet dhe numri i restoranteve.

Tirana është cilësuar si një vend i shkëlqyer për mëngjes për ata që duan të hamë mirë dhe të flenë sërish. Tirana është madje në top 10 vendet evropiane me makinat më të lira me qira, që krijon mundësi për të udhëtuar midis të gjitha vendeve ku shërbehet ushqim i mirë.

Po ashtu, kryeqyteti shqiptar vlerësohet edhe për ushqimet vegjetariane, duke u cilësuar si zgjedhje e mrekullueshme për adhuruesit e ushqimeve me bazë bimore.

Ngrënia e një mëngjesi të vonë është bërë një fenomen kulturor në vitet e fundit, duke qenë një mënyrë e përsosur për biseda ballë për ballë, por cilat kryeqytete e bëjnë këtë më mirë? Tirana është vlerësuar me një vlerësim mesatar prej 8.95. "Nëse jeni në humor për petulla, pasta apo vezë, drejtohuni në Tiranë", shkruan 'uswitch'.

10 kryeqytetet më të mira evropiane për ushqimin

Athina, Greqi (88.47 pikë)

Beograd, Serbi (83.06 pikë)

Sofia, Bullgari (79.63 pikë)

Tirana, Shqipëri (78.76 pikë)

Valletta, Maltë (78.73 pikë)

Lisbona, Portugali (78.06 pikë)

Vilnius, Lituani (71.66 pikë)

Bratislava, Sllovaki (71.41 pikë)

Zagreb, Kroaci (68.76 pikë)

Bukuresht, Rumani (68.73) pikë

Harta e publikuar

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës