Vendbanimi palafit në Lin, 8000-vjeçar e me 500 banorë?! Mediet ndërkombëtare: Më i vjetri në Evropë, arkitekturë e veçantë! Mister si u ndërtua!

Vendbanimi palafit në Lin, 8000-vjeçar e me 500 banorë?! Mediet ndërkombëtare: Më i vjetri në Evropë, arkitekturë e veçantë! Mister si u ndërtua!

Gjate kerkimeve arkeologjike te ekipit nga Instituti i Arkeologjise dhe Universiteti i Bernes

Zbulimet arkeologjike të Institutit të Arkeologjisë(Akademia e Studimeve Albanologjike), kanë vendosur sërish Shqipërinë në vëmendjen e medieve ndërkombëtare (‘La Repubblica’, ‘Archeology.org’, ‘IFL science’, ‘Ancient Origins’ etj.)

Kësaj here flitet për vendbanimet palafite në Lin tw Pogradecit, si më të vjetrat në Evropë të këtij lloji. Konsiderohen se i përkasin një periudhe 7500- 8000 vjeçare dhe se janë ndërtuar në pjesën breg-liqenore të Ohrit.

“Mbetet ende mister si dhe pse u ndërtua ky vendbanim palafit që rezulton 8000-vjeçar” shkruan ndër të tjera “La Repubblica”, teksa thekson më tej se do të duhen vite të tëra kërkimesh për të thelluar tezat mbi banorët e hershëm të Linit dhe arkitekturën e veçantë.

Revistat shkencore zvicerane, bazohen edhe në pohimet e arkeologut Albert Hafner nga ekipit zviceran i Universitetit të Bernës që bashkëpunon në projektin “Lin3” ,teksa thekson se këto vendbanime janë qindra vjet më të vjetra se banimet liqenore të njohura deri më tani në Evropë.  Ndërsa më tej thuhet se në to mund të kenë jetuar 200-500 njerëz. Vendbanimet palafite mendohet të kenë qenë të rrethuara nga një barrikadë prej 100 mijë dërrasash, një zgjedhje kjo që banorët mund ta kenë bërë për të mbrojtur veten.

Gërmimet e arkeologëve kanë sjellë gjetje si vegla pune prej stralli enë qeramike, fragmente fosilesh etj. Sipas Adrian Anastasit analiza e unazave të pemëve të drurit do të jap të dhëna për klimën e kushtet mjedisore të rajonit. Mbetjet e farërave, bimëve dhe kafshëve të egra e të zbutura, sipas arkeologut Ilir Gjepali tregojnë angazhimin e banorëve me bujqësi e bagëti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s'ka ilaçin, Agjencia e Barnave për Report Tv: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë

2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s'ka ilaçin, Agjencia e Barnave për Report Tv: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë