TIRANË, 4 Korrik/ATSH-Almarina Gegvataj/- Mungesa e venddepozitimit të mbetjeve, vazhdon të mbetet një problem shqetësues dhe për këtë po planifikohet të realizohen brenda një afati të shkurtër dy venddepozitime të mëdha, një në Korçë/ Maliq (mbështetur nga KfË) dhe një tjetër në Sarandë/Bajkaj (mbështetur nga Banka Botërore), i cili ka filluar të ndërtohet.
Për këtë qëllim, Ministria e Mjedisit organizoi sot takimin e parë me Grupin Këshillimor Kombëtar për Mbetjet.
Në fjalëne saj, zv.ministrja e Mjedisit, Oljana Ifti tha se administrimi i mbetjeve në Shqipëri është në një nivel të ulët ndërsa me sisteme për grumbullimin e mbetjeve të ngurta urbane janë pajisur vetëm qytetet, por jo zonat rurale. Duke theksuar se praktikohet pak riciklimi, Ifti u shpreh se kryesisht mbetjet asgjësohen në vend grumbullimet ekzistuese gjë që përbën një shqetësim serioz për ndotjen e mjedisit dhe shëndetin e njerëzve. "Me disa përjashtime të vogla (landfill-et e Sharrës dhe Bushatit) nuk ka venddepozitime të tjera të planifikuara siç duhet. Nuk ka sisteme grumbullimi në zonat rurale dhe qytetet e vogla", tha ajo.
Duke qënë se mbetjet urbane dhe administrimi i tyre, mbete prioritare për Ministrinë e Mjedisit, Ifti theksoi se menaxhimi i sukseshëm i mbetjeve në Shqipëri do të mund ta arrihet së pari duke vendosur rregulla të qarta ligjore rreth menaxhimit të tyre, rregulla këto që do të mundësonin edhe ndryshimin e kulturës tonë në trajtimin e mbetjeve./a.g/
/Shqiptarja.com