Rreth 1 milion njerëz planifikohen të dërgohen në Mars deri në 2050-tën. Iniciativa është ndërmarrë nga shefi i SpaceX, Elon Musk, i cili planifikon popullimin e këtij planeti. Madje, “do të jepen edhe kredi për ata të cilët nuk e përballojnë dot një udhëtim të tillë”, thekson ai.
Përmes një postimi në Twitter, Musk shprehet se do t’i duhet të ndërtojë më shumë anije hapsinore në qoftë se një numër i tillë njerëzish do të dërgohet për në Panetin e Kuq.
Sipas tij, rreth 100 anije- të mjaftueshme për transportimin e 1 milion njerëzve- do të mund të ndërtohen për një perjudhë 10-vjeçare.
Problemi, është se nuk mund të niseni me anije kozmike për në Mars në çdo kohë që dëshironi. Përkundrazi, mund të filloni vetëm çdo 26 muaj, kur orbitat e Tokës dhe Marsit janë ideale për të zvogëluar sasinë e kohës që duhet për të bërë udhëtimin.
Në ato periudha kur orbitat janë ideale, Musk parashikon të nis një anije kozmike për një periudhë 30-ditore me qëllim dërgimin e njerëzve që mund të shkojnë në Mars.
“Do të ketë shumë vende pune në Mars!”, vijon Musk, ndërsa shprehet se: "Starship, nëse realizohet ashtu siç është menduar, do të jetë sistemi më i fuqishëm i lançuar ndonjëherë. Në çdo lëshim, këto anije mund të mbajnë më shumë se 100 tonë peshë, dhe mund t`i transportojnë pa vështirësi 100 persona."
Komente










