Vende të reja punë dhe rreth 20 milion Euro të ardhura në vit nga ndërtimi i Vlora Marina

Vende të reja punë dhe rreth 20 milion Euro të ardhura në vit nga ndërtimi i Vlora Marina

Projekti i Vlora Marina

Rreth 20 milion Euro të ardhura në vit pritet që t’i shtohen ekonomisë së Vlorës kjo falë marinës që shumë shpejt do të ketë ky qytet. Vlora Marina është projekti që do të zëvendësojë portin industrial dhe do të ndryshojë rrënjësisht këtë realitet. Projektuesit kanë parashikuar një kapacitet prej rreth 450 vendesh ankorimi ndërsa Kryeministri i vendit ka premtuar një marinë moderne e cila do të sjellë standard të klasit botëror.

Jahte dhe mega jahte, anije turistike dhe krociera do të ankorohen në të sipas praktikave botërore, krahas shumëllojshmërisë së shërbimeve mbështetëse, si hoteleri, bar dhe restorant, gastronomi, palestër dhe sigurisht plazh, që do të ofrohen për ta plotësuar përvojën e turistëve që do të zgjedhin Vlorën për pushime. I gjithë ky investim do të përkthehet edhe në vende të reja pune dhe të ardhura të shtuara për zonën.

Aktualisht porti industrial i Vlorës është në gjendje të mjeruar, me infrastrukturë të prapambetur dhe volum minimal qarkullimi njerëzish dhe mallrash. Gjendja ekzistuese e tij është kthyer në pengesë për shfrytëzimin e potencialit të plotë turistik të bregdetit tonë.

Ndërsa me investimin më të ri, Vlora Marina do të bëhet shumë shpejt porta hyrëse e vendit tonë për itineraret më të njohura turistike duke e futur Shqipërinë në hartën e turizmit elitar.  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 21/06/2022 17:51

    20 milion euro ne vit do i shtohen Zamirit,jo Vlores...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet e hidrokarbureve, a po i mbron Bordi i Transparencës interesat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Autobusi i linjës Durrës-Porto Romano u përfshi nga flakët, kreu i PD Cara: Pasoje e gjendjes së mjeruar të transportit publik

Autobusi i linjës Durrës-Porto Romano u përfshi nga flakët, kreu i PD Cara: Pasoje e gjendjes së mjeruar të transportit publik