Keir Starmer
Britania po punon me aleatët për një plan që do të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe do të garantojë sigurinë e trafikut detar. Kështu deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer, duke theksuar se kjo është thelbësore për stabilitetin e tregjeve.
Ai tha se operacioni amerikan ka “dobësuar ndjeshëm” kapacitetet ushtarake të Iranit, por paralajmëroi se pas konfliktit do të nevojitet një marrëveshje e negociuar për të kufizuar programin bërthamor të Teheranit dhe për të garantuar lirinë e lundrimit.
Starmer shtoi se mbi 92 mijë shtetas britanikë janë kthyer në vend që nga nisja e luftës, ndërsa Britania ka mijëra ushtarë në Qipro, tre skuadrone avionësh luftarakë dhe ekipe kundër dronëve për të përballuar sulmet iraniane.
Ai theksoi gjithashtu se lufta në Lindjen e Mesme nuk duhet të kthehet në një përfitim për Rusinë. “Është jetike që të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Britania dhe Gjermania i thonë 'Jo' Trump për përfshirjen në operacionet e Hormuzit, ‘Kjo s’është lufta e NATO-s’! IDF nis ofensivën tokësore në Libanin jugor










